Biografia
Pas pjesëmarrjeve në festivale të fëmijëve ka qenë viti 2003 kur Valoni merr pjesë për herë të parë në festivalin Nota fest me këngën "Dua dua", më pas edhe në vitin 2004 me këngën "Po të betohem" ku fiton çmimin për paraqitje skenike, ndërsa një vit më vonë në vitin 2005 merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Çast dobësie", ndërsa po atë vit merr pjesë përsëri në festivalin Nota Fest 2005 me këngën "Mos më thuaj" dhe arrin të fitoj votat e publikut dhe kështu të shpallet edhe fitues i festivalit për atë vit.
Pas këtij suksesi ai vazhdon të krijojë shumë projekte muzikore si dhe të merr pjesë në festivale të ndryshme si Top Fest 3 me këngën "Dëgjo Zemrën", më pas videoklipi I këngës së njohur "Engjëll që më ndriçon", në vitin 2009 bashkë me shokun e tij të afërt Berkanin marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Paparazzi", në dhjetor të vitit 2011 sjell një tjetër bashkëpunim kësaj rradhe me Qëndrim Lutfiun për këngën "Luaj zemër", më pas publikon edhe këngë të tjera si "Pa ty", kënga "Shpirto", ka të realizuara edhe disa bashkëpunime me babain e tij Nexhat Suma duke përpunuar këngë të njohura popullore shqipe.