TEKSTESHQIP
Unë Biri Yt Malësi (Koncerti I 50-vjetorit) (2025) - Nikollë Nikprelaj
Nikollë Nikprelaj
Unë Biri Yt Malësi (Koncerti I 50-vjetorit) (2025)

Janë ftuar të interpretojnë gjithashtu edhe artistë të tjerë si Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha. Produkti diskografik, i cili u publikua më 10 Korrik 2025, është kompletuar me në total 14 krijime muzikore.
Në 50-vjetorin e Nikollë Nikprelaj, në këtë jubile të rrallë, përkulemi me nderim e krenari para një emri që ka bërë histori në muzikën shqiptare – Nikollë Nikprelaj. Plot 50 vite në skenë, 50 vite në shërbim të artit, kulturës dhe shpirtit të Malësisë. Nikolla nuk është vetëm një këngëtar – ai është bilbili i Malësisë, zëri që i dha shpirt këngës, krenarisë, dashurisë dhe trojeve tona. Përmes zërit të tij janë rritur breza, janë ruajtur tradita, është përçuar dinjiteti i një populli që nuk harron rrënjët. Ai është biri besnik i Malësisë, dhe Malësia gjithmonë do të mburret me të. Në këtë moment të rëndësishëm, propozojmë me bindje të plotë që Komuna e Tuzit t’i ndajë zyrtarisht Çmimin “1 Shtatori” artistit të madh Nikollë Nikprelaj – jo vetëm si nderim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe si nevojë e domosdoshme kulturore për t’i dhënë vendin që meriton një personalitet i tillë. Gjithashtu, është koha që institucionet relevante ta angazhojnë Nikollën në mënyrë institucionale, si konsulent i lartë për kulturën dhe artin në Komunën e Tuzit. Jo vetëm si një nga këngëtarët më të njohur mbarëkombëtar, por edhe si një artist i përmasave të gjëra – një piktor me vizion e një njeri që e njeh në themel shpirtin krijues të Malësisë. Nderimi i Nikollës nuk është vetëm një nder për të – është një domosdoshmëri për ne, për Malësinë, për identitetin tonë kulturor që ai ka mishëruar me dinjitet për gjysmë shekulli.
Unë Biri Yt Malësi (Koncerti I 50-vjetorit) (2025) - Nikollë Nikprelaj
Këngët e albumit
Komente 0