TEKSTESHQIP
Nikollë Nikprelaj - Jakup Ferri
Nikollë Nikprelaj
Jakup Ferri

Kompozitor është Kolë Susaj, tekstin e mori përsipër Marash Mëhilli, ndërsa arranzhues i muzikës është Edmond Zhulali.

Teksti :: Song Lyrics

Ç’asht ai gjog i kuq e i bardhë?
Nga beteja sjell haberrin,
Heu mes permes bjeshkës i bie,
Fill i vetëm pa luftar rri.

Si dori i lashtë legjendash,
Ai po vjen me vrap drejt pragut,
Heu as ujëvarat e Valbonës,
Nuk ia lajnë rrëkèt e gjakut.

Ooo Jakup Ferri….
Mor ku je??…..

Ref:
Jakup Ferri mor ku je?
Thrrasin malet me piskamë.
Tridhjetë krena i ke pre,
Me shtatë plagë po rrin në kamë. (X2)

Ndal doriu n’shteg t’oborrit,
Shkumë nga goja e hingëllima.
Heu mbeti trimi n’log t’mejdanit,
Gjak lirie pin lëndina.

Rrin mbështet si shkrep mbi mal,
Digjet lumi valë e gjatë.
Heu sytë i ka o mbi vatanin,
Jakup Ferri me bajrak.

Ooo Jakup Ferri….
Mor ku je??…..

Ref:
Jakup Ferri mor ku je?
Thrrasin malet me piskamë.
Tridhjetë krena i ke pre,
Me shtatë plagë po rrin në kamë. (X2)

Jakup Ferri….
Mor ku je??…..

Kontribuan:
Toni
Komente 0