TEKSTESHQIP
Nikolle Nikprelaj - Fanar Llapi Xhemshit Duriqi
Nikolle Nikprelaj
Fanar Llapi Xhemshit Duriqi

Kompozitori i këngës dhe autor i orkestrimit është Nikollë Nikprelaj, teksa këngën e punoi Faruk Tasholli.

Teksti :: Song Lyrics

Kur Kosovën e zu robnia,
dhuna, tmerri e vorfnia.
Del një trim e del një djalë,
me ja fshi rrudhat në ballë, o rrudhat në ballë.

Në Prishtinë në atë rilindje,
ku u rritën fjalët shqipe,
Shtatin lartë me krah ia ngriti,
burri i rrallë Xhemshit Duriqi, o Xhemshit Dutiqi.

Ref:
Atdhetar, e bir atdhetari,
kosovar, e zemër shqiptari.
Lumja nana që të rriti,
o fanar Llapi Xhemshit Duriqi. (X2)

Ty Kosova t’ka bekue
në atë botë zanin me ja çue
puna, jeta të kanë kalitun
o Xhemshit o mendje ndritun, o mendje ndritun.

Ku flet koha e historia,
mbas të mbetet krenaria,
t’kujton Llapi e Kosova,
ti je yll në zemrat tona, o zemrat tona.

Ref:
Atdhetar, e bir atdhetari,
kosovar, e zemër shqiptari.
Lumja nana që të rriti,
o fanar Llapi Xhemshit Duriqi. (X2)

Kontribuan:
Toni
Komente 0