TEKSTESHQIP
Nikollë Nikprelaj - UÇK Ka Emër
Nikollë Nikprelaj
UÇK Ka Emër

Muzika, teksti dhe arranzhimi u realizua nga vetë artisti. Ky krijim i radhës lansohet i plotësuar shumë bukur edhe me videoklip, i cili është publikuar me datë 26 Nëntor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Në maje të malit ku shqiponja rrin.

Era këndon një këngë të vjetër,
guri hesht e rrin nën kthetër
të Shqiponjës nanë.

Ref:
Kjo liria ka një emër
I thonë UÇK, na solli shpëtim
shqiptarinë e kem’ në zemër
deri n'amshim.

Zoti kombin na e ka falë
nga çdo cep një trim ka dalë.
Për tokën e babës jetën unë e fal.

Ecim përpara me zemra plotë.
Jemi miliona këtu e nëpër botë.

Ref:
Kjo liria ka një emër.
I thonë UÇK, na solli shpëtim
shqiptarinë e kem’ në zemër
deri n'amshim.
(Në majet malit ku shqiponja rrin)
Kjo liria ka një emër.
I thonë UÇK, na solli shpëtim
shqiptarinë e kem’ në zemër
deri n'amshim.

(Në majet malit ku shqiponja rrin)!

Kontribuan:
Agon,
Toni
Komente 0