A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Nonda Kajno - Si Yll Ne Galaktike


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

24/03/2016

2016-03-24T13:07:30

Muzika:

Nonda Kajno

Teksti:

Irma Kurti


Po ndiqja unë avionin
Si zogu i vetmuar
Tek ngjitej lart.
Prej meje të largonte
Dhe në çdo kilometër
Me kapte një mall.

E kotë të përshëndesja
të thosha sa të dua,
u trete larg.
Krahët, zemra ime,
ngjanin degët e një peme
në dimrin acar.

Diku, në mëndjen time
mbetën, ato mijra fjalë
që dot nuk t’i thashë.

Ref: Nëpër ikje, veten s’e gjej
bie, thyhem si një gotë qelq,
kur ti kthehesh e të kam pranë
copëzat e shpirtit mbledh

Mbeta, mbeta në aeroport
duke pritur e përcjellë ty
shpesh më duket se jam një yll
që humb në galaktikë.

Hapat ndalja rrugës
Mbështjellur me vetminë
flisja me ty.
Dhe qielli më vështronte
nuk di se si më dukej
nje njolle gri.

Pse në ktë botë të çmendur
plot zhurmë edhe rrëmujë
të dashuroj?
Mbahem fort pas teje
lidhur tek një fije shprese
që nuk e lëshoj.

Ti je pritja ime,
ëndrra që më zgjon ngaherë,
si diell në mëngjes.






Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019