Fest Nota e Artë 2012
Në ekranin e televizionit Alsat M, me 8 Dhjetor 2012, në orën 20:00, drejtpërdrejtë nga Salla Universale e Shkupit, transmetohet festivali Fest Nota e Artë. Bëhet fjalë për edicionin e dytë të këtij festivali mbarëkombëtar të këngës popullore. Të gjithë adhuruesit e gurrës popullore, sonte do të kenë mundësi të dëgjojnë kompozime të reja, po edhe këngë të dëgjuara të cilat do të vijnë si në versionin e tyre origjinal, ashtu edhe të përpunuara me rrymat e sotme, nga të ftuar specialë të festivalit. Edhe këtë vit, drejtoria e festivalit është përpjekur të bëjë një përzgjedhje të duhur të këngëtarëve pjesëmarrës. Do të ketë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, përfaqësues nga disa qytete të Maqedonisë, këngëtar nga Kosova dhe Shqipëria. Më konkretisht, 21 pjesëmarrës do të bëhen pjesë e garës së sotme. 3 çmimet e para ndahen po sot nga publiku, në sallë dhe shikuesit përmes tele-votimit, në numrin e telefonit 141 345, dhe pastaj, numrin e këngës për të cilën votoni. Prezantuesit janë nga Shqipëria, Adriano Rama dhe Arianita Toçi. Ndërkaq, Këshilli Artistik i festivalit do të ndajë çmime të tjera, për tekstin, muzikën, orkestrimin, interpretimin, dhe paraqitjen më të mirë skenike. Janë 8 çmime të tilla, si dhe disa mirënjohje për të ftuarit speciale. Të ftuar do të jenë këngëtarja Remzie Osmani dhe vëllai i saj Nexhat Osmani nga Kosova, nga Maqedonia është këngëtari Selami Kolonja , ndërsa nga Shqipëria është e madhja Eli Fara. Biletat e festivalit kushtojnë vetëm 250 denarë, të cilat mund të blihen në Sallën Universale në Shkup. Vitin e kaluar festivalin e parë të muzikës popullore 'Fest Nota e Artë' e fituan dueti Aziz Murati & Lindita Hakaj me këngën "S'paske qen kismet". Këtë vit, ky festival rikthehet në ekranin e Alsat M, i cili është edhe një prej sponsorëve të tij. Alsat-M.

Fest Nota e Artë 2012 (Tekste & Video)
- 1Nuse Me Fustan Te BardheLindita Purrellku
- 2Ah Moj NaneArtiola Toska
- 3O Moj E Vogël Sa Të DuRosela Gjylbegu
- 4E KaluaraBesart Lika
- 5Te Na Roje ShqiperiaPoni
- 6Dale Moj BandilleMariola Kaçani
- 7Ti O Nuri I BukuriseArshik Miftari
- 8Ti Dhe UneYllka Kuqi
- 9Te KerkojYll Demaj
- 10100 Vjet ShtetSalim Arifi
- 11Shekuj Me Jane DitetMejreme Kurti
- 12Ballade Per NenenLejla Xhaferi
- 13Ti S'me Takon MuaFatlume Popovci
- 14Shkojne NizametBexhet Jagodini
- 15Halli I DashuriseErion Sheri
- 16ShkupjanesEnes Seferi
- 17Mos Te Lasht Zoti Pa U DashunuEndrit Duraku & Njomza Hyseni
- 18Nuk Eshte BefasiElona Leka
- 19Moj E BukuraDjemt E Drinit
- 20Koha Vjen E ShkonBesa Rika

- Fest Nota e Artë 2012
- Shkup
- 08/12/2012
- Prezantues:
Adriano Rama
Arianita Toçi
- Festival muzikor:
- Vendi:
Salla Univerzale
- Kanal televiziv:
MRT
- Stacion radio:
Radio Shkupi
Komente 1