NRG Band u themelua gjatë vitit 2000 nga tre vëllezërit - Qaka, me bashkangjitjen e Besnikut (vokal dhe tupana) dy vëllezërve të tij, Arbenit (gitarë) dhe Metit(bas), që të dy deri atëherë, anëtarë të ish grupit Dora D’Istria. Arbeni e Meti si Dora D’istria, në vitet 1992-93, u paraqiten në disa rock festivale me disa shokë muzicientë, si Boom Festivali – në Mitrovicë, dhe Rock Festivali – në Pejë. Në vitin 1996 ata realizuan inçizimin e parë – "Funk-in t’a dëgjojmë", në studion e mirënjohur të kohës "Positive Enertainment" të Enis Preshevës, por për fat të keq për shkak të rrethanave të atëhershme – ky inçizim nuk arrijti deri te auditoriumi. Pas kësaj pason një periudhë e bashkëpunimit me disa bende tjera. Në formacionin e ri, NRG Band, që nga viti 2000, përveq që performoi nëpër shumë klube anëkënd Kosovës e të trojeve tjera shqiptare, u paraqit edhe në disa festivale, si: BBC (Rritëm e Pop) në Tiranë, në vitin 2002, e më pas në Prishtinë BBC – 2003 … pastaj në SHOW FEST 2003 e 2004 etj, e në të cilat paraqitje arrijti suksese të shkëlqyeshme. Në ndërkohë, vokali i grupit – Besniku u paraqit si mysafir në disa këngë në dy albumet e fundit të "Rritmit të Rrugës".
Në vitin 2004, NRG Band publikojnë albumin e parë, "Ama" me gjithsej 12 këngë. Si mysafir në album me nga një kenge paraqiten Babuka, Rritmi i Rrugës, Etno Engjujt si dhe një duet realizohet me Adelina Thaqin. Menjëherë pas realizimit të albumit, grupit i bashkangjitet edhe anëtari i katërt, Vedat Maxhuni – sint, dhe rrjedhimisht pas kësaj periudhe të editimit të albumit dhe konsolidimit pason paraqitja e grupit në skena e klube, festivale si dhe në disa koncerte humanitare nëpër Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e në diasporë.