TEKSTESHQIP
Nusret Kurtishi & Hunays - Amanet Per Djalin
Nusret Kurtishi & Hunays
Amanet Per Djalin

Autor i melodisë dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, këngën e orkestroi Mevlan Kurtishi, ndërsa produksioni u mor përsipër nga Salam Media. Materiali artistik i radhës është prezantuar tashmë si dhuratë i punuar nga sfera vizuale edhe me videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit u bashkëpunua me Arsim Fazlija. Video premiera u publikua me datë 3 Janar 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Kjo jetë, djali jem, eshte me sprova plot
Mos harro evlad, eshte VETËM NJI ZOT
Atij bani sexhde, te Ai ndihmë kërko
Nga sprovat e jetës kurrë mos u dorëzo

Kurdo që do t'del baba nga kjo jetë
Mos harro o bir, ti nuk do t'jesh vet'
Veç k'to fjalë të lutem mos i harro kurrë
Pa qenë besimtarë kurr nuk do t'jesh burrë

Të premtoj o bab, nuk kam me t'korit
Se me fjal't e Zotit, mua më ke rrit
E dua Allahun, qysh më ke mësu'
Kurr nga rruga e Tij s'kam për t'u largu'

Kur njeriu i zemrës do ta lë dynjanë
E kujtoj ajetin që duhet me than
Sado që dhemb shpirti e sa keq do ndjehemi
Na krijioi Allahu, veç tek Ai do kthehemi

Refreni:
AMANET PËR DJALIN
TEWHIDI ESHTE DRITË
ZGJODHE NJË RRUGË TJETËR
KEQ KE ME U KORIT'
JETO PËR ALLAHUN
N'RRUGËN E VËRTETË
DO T'GËZOSH DYNJA
EDHE AHIRET

II
Kjo botë, djali jem, ka mashtrime plot
Herë do jesh i lumtur herë do t'jesh me lot
Në çdo sprove thuaj Elhamdulilah
Sprova ështe e vogel, i madh është Një Allah

Falemnderit babi, ti mua më njeh
Shembullin më t'mirë ti mua ma dhe
Do ta pasoj rrugën e t'buk'rit profet
Do t'gëzoj dynja, edhe ahiret

VIDEOKLIPE

Komente 0