TEKSTESHQIP
Nusret Kurtishi - Më Duaj
Nusret Kurtishi
Më Duaj

Autor i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, për këngën ka punuar si orkestrues Mevlan Kurtishi, ndërsa produksioni u mor përsipër nga Salam Media. Për tu parë dhe kuptuar më mirë, ky projekt artistik finalizohet dhe vjen tek audienca e gjerë nga ana vizuale me anë të një videoklipi, video produksioni i të cilit u përgatit nga Galaktika, teksa regjia e videos u mor përsipër nga Agim Abdula. Kjo premierë erdhi në platformat online më 19 Mars 2025 dhe menjëherë pas publikimit komentet ishin të shumta.
 Çdo individ është një histori e veçantë, një shenjë e bukurisë dhe forcës që ndodhet brenda secilit prej nesh. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e pasurisë që na pasuron dhe na bën të kuptojmë thelbësoren: se secili prej nesh ka diçka të çmuar dhe të veçantë për të ofruar. Siç thotë edhe Kur'ani: "Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit dhe i kemi mbajtur ata në tokë dhe det, dhe u kemi dhënë nga gjërat e mira dhe i kemi preferuar ata mbi shumë nga ata që kemi krijuar, me një preferencë të qartë"(17:70), dhe çdo individ, pavarësisht prej aftësive të tij, është një dhuratë e çmuar që meriton dashuri dhe respekt.
Çdo jetë është një shenjë e lavdisë së Krijuesit, një dritë që ndriçon rrugën tonë?
Teksti :: Song Lyrics
Nuk kerkoj mëshirë
Nga ti o njeri
Por të lus te kesh pak njerëzi

Ndoshta sjam si ti
Se ashtu mendon
Por asgjë mes nesh nuk dallon

Mund të dukem ndryshe
Mund të flas më ndryshe
Por dashninë kjo zemër e ka tepër të vêrtetë
Mund të dukem ndryshe
Mund të flas më ndryshe
Edhe unë e dua, aq sa ti e do këtë jetë

Ref:
MË DUAJ O NJERI
MË DUAJ O NJERI
MË DUAJ SA TË DUA EDHE UNË TY

Duart që i kam
Sa të vogla janë
Perkedheljet sa te buta i kanë

Po t'më shihje ti
Me kta sytë e mi
Do të mbushej bota plot dashni

VIDEOKLIPE

Komente 0