TEKSTESHQIP
Nusret Kurtishi & Hunays - Një Zot
Nusret Kurtishi & Hunays
Një Zot

Autor i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, këngën e orkestroi Ardian Kastrati, ndërsa për produksionin u përkujdesën Salam Media. Për më shumë vlera dhe atmosferë, projekti në fjalë lansohet tek audienca e gjerë i plotësuar në dimensionin vizual edhe me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit u kujdes Bunjamin Kirtishi. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 24 Prill 2025 dhe publiku nuk mbeti i zhgënjyer as kësaj radhe.
Teksti :: Song Lyrics
I
(HUNAYS):
Baba jem du me t'kallxu
Paska dal nji njeri i mbrrim'
Ai kur flet, krejt po mahniten
Po flet fakte që s'i dimë

1 milion fakte i ka
Për t'dëshmue që ka Zot
Njerëzit krejt po çuditen
Një nga një kur po i thot

NUSRET:
Ai njeri i paska pas
O bir një milion dyshime
Për ta dit' që asht nji Zot
S'na duhen ato mësime

Se gjithçka që ekziston
Duhet ta ketë një fillim
Pa krijues si do t'bahej
Pa ma thuaj o biri im?

Refreni bashk:

ZOTI ËSHTË NJË, TJETËR SKA
S'KA RENDESI SE KUSH BESON
VET PREZENCA JONË NË JETË
E DËSHMON, E DËSHMON
ZOTI ESHTE NJË, TJETËR S'KA
QIELL E TOKË E MADHËROJNË
VETËM CA XHINË E CA NJERËZ
DEKLAROJNË QË NUK BESOJNË

II
(Nusret):
Të mendosh se nuk ka Zot
Të besosh në atë mohim
Një milion arsye janë
Që është s'mundje - pa dyshim

E pamundur eshte o bir
Pa krijues t'ketë krijim
Kush mendon ndryshe nga kjo
S'ka asnjë arsyetim

(Hynays):
Do të thotë nuk ka nevojë
Të mundohesh ta sqarosh
Mjafton fakti që ti je
I krijuar të besosh

Të krijuar në këtë botë
Jemi Zotin ta besojmë
Ai na zgjodhi, na krijoi
Vetëm Atë ta madh'rojmë

VIDEOKLIPE

Komente 0