TEKSTESHQIP
Nusret Kurtishi - Nëse Nesër
Nusret Kurtishi
Nëse Nesër

Këngën e kompozoi Mevlan Kurtishi, ndërsa teksti është shkruajtur nga Hazbi Thera. Krijimi muzikor në fjalë lansohet i plotësuar tejet mirë edhe me një videoklip, për të cilin është përkujdesur Bunjamin Kurtishi. Spoti muzikor është publikuar me datë 19 Dhjetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

I
Nëse nesër kishe vdek
Sa kishe mungu,
A e din se për një jav
Ty kan me t'harru.

A)
Nëse nesër nuk je gjall
A thua ta bëjn hallall,
A qan kush mbi trupin tënd
E të puth në ball.

Refreni
Se exheli vje pa prit
E në varr na duhet drit
A kemi naj vepër t'mir
Me na fal Zoti mëshir

II
Nëse vdekja qenka afër
A s'na shohin syt,
Nëse jeta ësht e shkurt
A je pregadit.

A)
Nëse nesër nuk je gjall
A thua ta bëjn hallall,
A qan kush mbi trupin tënd
E të puth në ball.

Refreni
Se exheli vje pa prit
E në varr na duhet drit
A kemi naj vepër t'mir
Me na fal Zoti mëshir
Komente 0