Offchestra Synojnë Të Fitojnë Në Top Fest 11
11-3-2014
Kanë perfomuar. E bashkë me paraqitjen e parë, bendi kosovar, Offchestra kanë nis garën e tyre në festivalin e sivjetmë Top Fest 11. Ndërsa kanë punuar fort rreth një produkti premtues, lideri i ‘Ofchestres’ Sizgin Curri, gjatë një bisede për Tribuna nuk ka fshehur dëshirën për të fituar çmimin kryesor të këtij festivali.
Tashmë kanë prezantuar këngën e tyre më të re në festivalin Top Fest. E bashkë me pjesëmarrjen në këtë festival, i pari i ‘Offchestrës’ Sizgin Curri ka treguar edhe arsyet fillestare për pjesëmarrjen e sërishme të grupit të tij në festivalin shqiptar.
"Top Festi është një mënyrë e mirë për promovimin e këngëtarëve në të gjitha trojet shqiptare, duke e marrë parasysh që shikohet edhe këtu edhe në Shqipëri e gjithkund tjetër ku ka shqiptar. Na u ofrua një mundësi që me mujt me promovu edhe videon edhe këngën njëkohësisht, kështu që morëm pjesë edhe këtë herë", ka theksuar këngëtari, ndërsa ka treguar edhe punën rreth projektit në fjalë.
"Këngën si zakonisht e kemi bërë vetë. Tekstin e ka shkruar Ilir Livoreka dhe Faruk Bajnska. Muzikën e kam bërë unë dhe Iliri tekst-shkruesi. Ndërsa spotin e ka marrë përsipër ta realizojë ‘Pinkmoon’ të cilët kanë nxjerr një punë goxha të mirë".
Shpejt me këngë të reja
Të fokusuar në një stil jo të zakonshëm muzikor, djemtë e "Offchestres" po depërtojnë shumë mirë në tregun shqiptar. Këtë e ka pohuar edhe Curri, ndërsa ka theksuar se stili i tyre po pëlqehet shumë në tregun shqiptar. "Është një stil që ka filluar të pëlqehet në Shqipëri. Është një stil që ka filluar të përhapet edhe si art e edhe si zhanër që është pak më reage dhe që në botë është shumë në trend. Ndoshta nuk është tani për tani shumë familjar për veshin e publikut, por besoj që rinia në vitet e ardhshme do të jetë shumë mirënjohëse dhe shumë e kënaqur me produktet që po i bëjmë ne".
Ndërsa ka folur me shumë pasion për punën që ata kanë bërë, Curri ka treguar edhe pritjet që kanë marrë bashkë me këtë pjesëmarrje, duke mos mohuar dëshirën për të fituar çmimin e parë të festivalit. "Vitin e kaluar jemi shpërblyer si ‘Best group’. Sigurisht që duhet të mendohet për vendin e parë. Produktin duhet ta prodhosh që të jetë më i miri, ndërsa publiku është ai që vendos më pas. Artisti duhet të prodhoj diçka sa më mirë të jetë. Sigurisht që edhe ne do të donim të zinim vendin e parë. Por prapë synojmë të jemi të suksesshëm e të pritemi mirë atje".
Por, puna e tyre nuk mbaron me kaq. Ndërsa presin paraqitjet e radhës në festivalin konkurrues, "Offchestra" kanë shtrirë angazhimin e tyre edhe rreth këngëve të reja. "Përveç pjesëmarrjes në këtë festival, jemi duke i realizuar edhe dy këngë tjera të cilat do të publikohen në treg shpejt. Jemi duke punuar edhe rreth albumit. Tashmë diku gjashtë krijime i kemi thuajse të gatshme, kështu që ndoshta deri në shtator të publikojmë edhe një album".

Offchestra
Pune S'ka
[Teksti dhe Klipi]
(Nita Brisku)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0