Olsa Pema
Për Lumturinë
Për Lumturinë
Nuk mund të anashkalohej asnjë detaj, ndaj ky krijim muzikor u paraqit para shikuesve i ilustruar në dimensionin vizual edhe me videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 27 Shtator 2022. Vijën melodike, orkestrimin dhe produksionin e kreu Galliano Borsato, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
E kërkova gjersa më dolën thinjat,
shpesh më lodhi rendja pafund:
por dorë kurrsesi s’mund të hiqja,
ajo magji më ngacmonte në gjumë.
Përse duhej të ishte e mundimshme,
përse, pra, të ishte aq e vështirë?
U rrëzova, u ngrita me qindra herë
dhe u ndieva e rilindur shumëfish.
Oh, sa shumë e kërkova lumturinë:
në qiell, në tokë dhe përtej kufijve...
Kur më dukej se e arrija, ajo si zog
rrihte krahët, të vetmuar më linte.
Një ditë, të dyja u gjendëm përballë,
e njoha menjëherë që ishte ajo,
e mbështolla aq fort në krahët e mi,
u betova nga duart më s’do ta lëshoj.
Kthej kokën të shoh shtigjet ku shkela
gjer në çastin kur takova lumturinë,
konturet janë fshirë, s’kam ç’t’ju them,
çdo njeri duhet të gjejë formulën e tij.
Për të kapur lumturinë...
shpesh më lodhi rendja pafund:
por dorë kurrsesi s’mund të hiqja,
ajo magji më ngacmonte në gjumë.
Përse duhej të ishte e mundimshme,
përse, pra, të ishte aq e vështirë?
U rrëzova, u ngrita me qindra herë
dhe u ndieva e rilindur shumëfish.
Oh, sa shumë e kërkova lumturinë:
në qiell, në tokë dhe përtej kufijve...
Kur më dukej se e arrija, ajo si zog
rrihte krahët, të vetmuar më linte.
Një ditë, të dyja u gjendëm përballë,
e njoha menjëherë që ishte ajo,
e mbështolla aq fort në krahët e mi,
u betova nga duart më s’do ta lëshoj.
Kthej kokën të shoh shtigjet ku shkela
gjer në çastin kur takova lumturinë,
konturet janë fshirë, s’kam ç’t’ju them,
çdo njeri duhet të gjejë formulën e tij.
Për të kapur lumturinë...
- Publikimi: 27/09/2022
- Ora: 17:33
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Producent:
- Master: Prism Studio Venecia
- Rec: Venice studios Vlore
Komente 0