Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Onat

Këndon kryesisht: Hip-Hop

Onat është një këngëtar i njohur. Onati dhe Kastrioti (Majk) kanë krijuar grupin TDS. Ata shquhen për këngën "Fillimi i filmit" dhe kënga në bashkëpunim me Skillz "Si manekene" që ka qenë hit në atë kohë.Ndërsa albumi i tyre i parë është titulluar "17 arsye".Ka qenë një grup që vjen nga Prishtina dhe që shpërthyen në skenë në fund të vitit 2009. Kanë bërë disa bashkpunime si grup por edhe të ndarë. Kastrioti apo më mirë sic e njihni ju tani "Majk" ka bërë një bashkëpunim me reperin nga Mitrovica Mc Kresha kënga titullohet "Lyrical warfare" që eshte pëlqyer mjaft nga publiku shqiptar. Tds-at kanë bërë edhe bashkëpunim me këngëtaren Nora Istrefi. Kënga është hit i asaj kohe dhe titullohet "Ka je" që kjo këngë ishte gjithmonë në maje të toplistave. Kastrioti apo "Majk" ka bërë bashkpunime me shumë këngëtar dhe që gjithmonë ka patur shumë suksese.Kënga e e TDS-ave është kënga "Dea" që në YouTube është pothuajse kënga më e klikuar deri më tani.
Bashkpunimi i fundit i Tds-ave është me Real 1 & Dj blunt. Kënga titullohet "Bang,bang" që është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku. Kënga e e TDS-ave është kënga "Dea" që në YouTube është pothuajse kënga më e klikuar deri më tani. Kënga e e TDS-ave është kënga "Dea" që në YouTube është pothuajse kënga më e klikuar deri më tani. Ndërsa tani së fundmi janë larguar nga grupi dhe i janë bashkuar labelit "Baba Stars" ku dhe kanë bërë disa bashkëpunime me anëtarët e Labelit Baba Stars dhe që gjithmonë kanë patur suksese të shumta,disa prej tyre më të sukseshme mund të vecojmë:Ghetto Gheasy ft.Onat - BS këngë kjo që u pëlqye me mase të madhe nga ana vizuale e publikut,pastaj Skivi ft.Onat - Emrin qysh e ki edhe kjo këngë u pëlqye shumë nga publiku që sot numëron mbi 2milion klikime në YouTube,
ecim tutje Blero ft.Onat - Jo Jo në fakt në këtë këngë Onati ishte i ftuar nga Blero që të bënte repturën e tij dhe kënga u pëlqye tejmase si nga fansat e Onatit por gjithashtu edhe të Bleros,Samanta ft.Onat - Ti se din se
këngë kjo që ende vazhdon të pëlqehet nga ana e publikut.
Ndërsa Majku nuk ka shumë mirëpo ato që i ka sot të gjitha i ka hite e prej tyre mund të vecojmë:
Majk ft.Ghetto Gheasy - S'jena mo që pa dyshim ka qenë hiti i verës 2015 dhe secilit i binte në sy se mos kanë patur ndonjë lidhje Getoari apo Majki mirëpo nuk ka patur asgjë konkrete,pas saj erdhi vetëm me këngën "Dashni" që u përfol se është e kopjuar nga "Maitre Gims" mirëpo 'Dashnia' ende vazhdon të ndëgjohet dhe pëlqehet si në ditën e parë,mbas saj deshi të shtyhet me beatin dhe muzikën e këngëtares "Era Istrefi" 'BonBon' dhe krijoi këngën po me të njejtën muzikë pa videoklip por me trendin më të fundit "Lyrics+Video" teksa tekstin e ka shkruar vetë "Vete Zemrën" nuk është e ndëgjuar dhe aq në veshin e publikut por pëlqehet gjithsesi,ndërsa pas suksesit të parë që kishte me Ghetto Gheasy erdhi prapë në të njejtin bashkpunim me këngën "Ajo" që padyshim do të mbetët hit i verës 2016 por pse jo hit përgjithmonë.
Por nuk do të jenë vetëm këto risitë nga Onati dhe Majk ka dhe shumë shumë të tjera që presim me padurim ti shikojmë dhe ndëgjojmë në ditët në vijim.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  ismeti19  

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  141

  • Onat ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Onat »




teksteshqip.com © 2007 - 2017