>
BIOSHQIP

Ekskluzive: Orinda Huta Kthehet Me Dy Këngë Të Reja

08-09-2015
Njëra nga femrat më të ëmbla që ka prezantuar ndonjëherë skena shqiptare, së shpejti do të rikthehet me projekte të reja në muzikë. Fjala është për Orinda Huta, e cila në një intervistë ekskluzive për Indeksonline flet për planet e saja në të ardhmen...
Indeksonline: Çka po ndodhë me muzikë a planifikoni të riktheheni me ndonjë projekt të ri?
Orinda Huta: shumë shpejt do të prezantoj dy projekte muzikore të realizuara nga dy krijues qe unë i kam shumë përzemer. Me njërin prej tyre nuk është hera e parë që bashkëpunoj, e ndërsa me tjetrin e kam për herë të parë ashtu siç do e kem me bashkëpunëtorin në këngë. Nuk zbuloj dot me shume detaje , ndaj mbetet për t’u parë e dëgjuar ne muajt ne vazhdim.
Indeksonline: Si ndodhi nga muzika në prezantuese, cila ju bënë të ndiheni më mirë?
Orinda Huta: Një projekt i vogël televiziv i propozuar beri që të vendosesha me kohë të plotë në televizion. Ashtu si kënga edhe prezantimi me bën të ndjehem mirë. Nuk veçoj dot asnjërën prej tyre për sa i përket ndjeshmërisë por për sa i përket kohës mund të them se televizioni këtë të fundit ta merr “me dhunë”.
Indeksonline: Për shkak të obligimeve të shumta afariste, a ndikon kjo në jetën emocionale?
Orinda Huta: Sigurisht që ndikon. Ndikon për mirë dhe të dyja se bashku mbushin jetën time me lumturi.
Indeksonline: E dimë që jeni në një lidhje që një kohë shumë të gjatë, a keni vendosur të kaloni në hapa të tjerë diçka më konkrete?
Orinda Huta: kur te vendos do t’ju bej me dije..
Indeksonline: Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka diçka te ju që po i reziston kohës?
Orinda Huta: buzëqeshja
Indeksonline: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Orinda Huta: realizimi me sukses i produksioneve që kam marr përsipër ne televizion dhe i dy këngëve te reja qe do te sjell gjate vitit.
(Indeksonline)

Ekskluzive: Orinda Huta Kthehet Me Dy Këngë Të Reja