TEKSTESHQIP

Ekskluzive: Orinda Huta Kthehet Me Dy Këngë Të Reja

8-9-2015
Ekskluzive: Orinda Huta Kthehet Me Dy Këngë Të Reja
Njëra nga femrat më të ëmbla që ka prezantuar ndonjëherë skena shqiptare, së shpejti do të rikthehet me projekte të reja në muzikë. Fjala është për Orinda Huta, e cila në një intervistë ekskluzive për Indeksonline flet për planet e saja në të ardhmen...
Indeksonline: Çka po ndodhë me muzikë a planifikoni të riktheheni me ndonjë projekt të ri?
Orinda Huta: shumë shpejt do të prezantoj dy projekte muzikore të realizuara nga dy krijues qe unë i kam shumë përzemer. Me njërin prej tyre nuk është hera e parë që bashkëpunoj, e ndërsa me tjetrin e kam për herë të parë ashtu siç do e kem me bashkëpunëtorin në këngë. Nuk zbuloj dot me shume detaje , ndaj mbetet për t’u parë e dëgjuar ne muajt ne vazhdim.
Indeksonline: Si ndodhi nga muzika në prezantuese, cila ju bënë të ndiheni më mirë?
Orinda Huta: Një projekt i vogël televiziv i propozuar beri që të vendosesha me kohë të plotë në televizion. Ashtu si kënga edhe prezantimi me bën të ndjehem mirë. Nuk veçoj dot asnjërën prej tyre për sa i përket ndjeshmërisë por për sa i përket kohës mund të them se televizioni këtë të fundit ta merr "me dhunë".
Indeksonline: Për shkak të obligimeve të shumta afariste, a ndikon kjo në jetën emocionale?
Orinda Huta: Sigurisht që ndikon. Ndikon për mirë dhe të dyja se bashku mbushin jetën time me lumturi.
Indeksonline: E dimë që jeni në një lidhje që një kohë shumë të gjatë, a keni vendosur të kaloni në hapa të tjerë diçka më konkrete?
Orinda Huta: kur te vendos do t’ju bej me dije..
Indeksonline: Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka diçka te ju që po i reziston kohës?
Orinda Huta: buzëqeshja
Indeksonline: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Orinda Huta: realizimi me sukses i produksioneve që kam marr përsipër ne televizion dhe i dy këngëve te reja qe do te sjell gjate vitit.
(Indeksonline)

Komente 0