TEKSTESHQIP

Orinda Huta: “Bang Bang“, Rikthimi I Duhur...

6-6-2014
Orinda Huta: “Bang Bang“, Rikthimi I Duhur...
Orinda Huta, këngëtarja simpatike nga Tirana e cila i është rikthyer muzikës ka rrëfyer për teksteshqip disa nga detajet mbi videoklipin e saj të fundit "Bang Bang". Kënga është punuar nga bashkpunëtorët e saj të rregullt Alban Kondi & Briz Musaraj, tekstin e ka bërë Turjan Hyska ndërsa regjisor të videoklipit janë Bledar Linza & Altin Ago. Orinda thotë se është në pregaditje të disa projekteve të reja muzikore që priten të lansohen në muajt në vazhdim.

TeksteShqip: Orinda, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri "Bang Bang". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Orinda: Për këtë projekt kemi punuar shumë me bashkepunëtorët e mi Alban Kondi dhe Briz Musaraj, ndaj të gjithë ishin në një mëndje. Ky duhet të ishte projekti i rikthimit. Për "Bang Bang" kemi punuar gjatë dhe jemi kujdesur për çdo detaj që të dilte sa më mirë. E ndërsa për videon, xhirimet kanë zgjatur 3 ditë. Ishte projekt i paqtë, të gjithë ishin bashkëpunues dhe nuk pati asnjë sekond mërzi. Ishim mbledhur për një qëllim, të realizonim diçka të bukur dhe të gjitha skenat kanë shkuar me humor.
TeksteShqip: I jeni rikthyer muzikës pas 5 vjetësh. Pse kaq gjatë kjo pauzë?

Orinda: Gjatë kohës që vendosa të punoja në televizion ishte e pamundur që të mendoja edhe për muzikën. M'u desh ti dedikohesha plotësisht televizionit përsa kohë ishte një fushë që e njihja shumë pak. Çdo lloj profesioni kërkon kohë por televizioni nuk ka orar. Isha e mahnitur nga kjo punë, doja të mësoja çdo ditë dhe të merrja eksperiencën e duhur. E dija që muzika edhe mund të më priste(qesh).

TeksteShqip: Ishte i vështirë rikthimi?

Orinda: Ende nuk di ta them, por do i përkushtohem kësaj here muzikës dhe i mbetet kohës të jap verdiktin.

TeksteShqip: Çfarë teme trajtohet në klip?

Orinda: "Bang Bang" sjell historinë e trilluar por me detaje të vërteta të cilën e gjejmë kudo, jo vetëm në Shqipëri. Një histori në qytetin e mëkatit ( ky qytet mund të jetë kudo), shfaqet një makinë, një burrë, Diellza Kolgeci dhe unë. Në klip shfaqet një vajzë e dërrmuar nga dashuria e cila ringrihet falë ndihmës së shoqes së vet dhe hakmerret. Girl power. Frymëzime për klipin : filmi Sin City, Marlene Dietrich, Nensi Sinatra- bang bang ( kalendari i Diellzes).
TeksteShqip: keni ardhur te bashkpunimi me Diellza Klgecin?

Orinda: Diellza Kolgeci u bë shkak për vazhdimin e skenarit. Kalendari i saj ishte frymëzim për skenarin. Para se të publikoja emrin e saj e kam thënë kudo që e ftuara speciale do të ishte vërtetë e tillë. Unë e vlerësoj maksimalisht Diellzën, si në bukurinë e saj por edhe në atë çka përfaqëson në skenën shqiptare. Jam shumë e lumtur që pranoi të bëhej pjesë.

TeksteShqip: Keni disa vite që tashmë punoni në Vizion +. Si shkon puna dhe a jeni e kënaqur që jeni imazhi i Tring?

Orinda: Po e vërtetë, u bënë pothuaj 5 vjetë që jam pjesë e Vizion Plus dhe pak më pak e Tring. Gjithçka shkon shumë mirë. Ashtu sikurse thash pak më sipër, unë e dua shumë punën në këtë institucion dhe ndjehem e lumtur që jam pjesë. Nëse dikur braktisa muzikën për televizionin, kësaj here nuk do bëj të njëjtën gjë. Televizioni është pjesë e imja të cilën nuk do e lë pas dore, përkundrazi pritet që të filloj një projekt të ri në shtator.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e ardhshme të Orindës?

Orinda: Janë disa projekte. Pas disa javësh del kënga tjetër me të cilën ka qenë dashuri me dëgjim të parë, por nuk do ndalem këtu. Do vazhdoj me projektet muzikore aq sa të plotësoj të pesë vjetët e humbur(qesh).
TeksteShqip: Tashmë e dimë se jeni e martuar me Turin dhe bashkjetoni në Tiranë që një kohë të gjatë. A do të kemi në ndonjë të ardhme një bebe?

Orinda: (Qesh), jo nuk jam e martuar me Turjanin dhe në Tiranë jetoj që kur kam lindur. Në një të ardhme si çdo grua dua të bëhem edhe unë nënë.

TeksteShqip: Po festivalet. Orinda i kishte qejf dikur. Do të jesh sërish prezente?

Orinda: I kam qejf sërish festivalet por këtë vit kam disa projekte që po i realizoj me video ndaj besoj që e kam të pamundur të rikthehem së shpejti.

TeksteShqip: Pse keni lishur kontratë me Arkiva Shqip?

Orinda: Sepse është kanali më i fuqishëm në youtube dhe mendoj se janë bashkëpunëtorë serioz.
TeksteShqip: Mendoni të realizoni album?

Orinda: Nuk është në planet e mia në fakt.

TeksteShqip: Orinda, të falenderojmë që ishe me ne në intervistë, për fund dëshiron të shtosh diçka..

Orinda: Edhe unë ju falenderoj shumë dhe përshëndes të gjithë ata që e duan muzikën shqiptare. E di që në faqen tuaj janë të shumtë! Përqafime!
Orinda Huta
Bang Bang
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip.Com)

Komente 0