Orinda: “Dua Një Dasëm Që Ta Mbaj Mend Gjithmonë“
22-7-2014

Njihet si një nga femrat më të bukura të skenës, Orinda Huta i mungoi ekranit muzikor për një kohë, ndërsa fansat e saj prisnin projektet e reja. Dhe pikërisht për këtë gjë ajo vendosi të rikthehet. Çfarë është duke përgatitur Orinda, si shkon jeta me Turin… i tregon ajo vetë.
Pse u largove një kohë nga muzika?
Duke qenë se e pëlqeja televizionin dhe studimet i kisha për Gazetari, isha gati në përfundimin e tij kur më është ofruar një mini-emision para 5 viteve. Ndërkohë isha akoma me këngën, dhe për 15 minuta në javë duhej të prezantoja diçka të vogël, jetën e natës në Tiranë, dhe në sezonin e ri të atij viti vendosa që të rikthehem në ekran nëpërmjet televizionit.
Pas disa projekteve je në përgatitje të një kënge të re, na thuaj diçka më shumë?
Është një këngë e realizuar nga disa bashkëpunëtorë me të cilët jam ndier mirë kur kam regjistruar zërin, një gjë e rëndësishme është që zëri më i bukur i asaj kënge është një kolumbian që jeton në Nju Jork. Ramë në kontakt me të dhe pranoi, bëri një zë fantastik dhe pas kësaj realizohet klipi, që do jetë tepër i thjeshtë, aq sa kënga.

Çfarë mund të thoni në lidhje me operacionet plastike, cila është e vërteta?
Për momentin jam rehat pa to, por nuk jam kundër tyre. Jam dakord me njerëzit që të ndryshojnë veten, nëse nuk e pëlqejnë.
Të gjithë pyesin se kur do martoheni me Turin, pasi u bënë shumë vite bashkë?
7 vite u bënë tashmë me Turin, është një marrëdhënie e bukur dhe falënderoj Zotin që ka ecur mirë. Për planet për martesë të gjithë na pyesin, ne e kemi një plan, sidomos pas 7 viteve. Nuk e di të them nëse është shumë i afërt në momentin që unë fokusohem te muzika. Unë dua një dasmë që ta mbaj mend gjithmonë, që të kënaqem pa fund dhe mos t’i mungojë asnjë gjë asaj dasme.
Po për të shtuar familjen keni menduar, sepse tashmë shumë fytyra publike janë bërë prindër?
Në kohën kur lindi mbesa ime, në ato momente edhe mund të isha bërë nënë për faktin se ajo dashuria e madhe që më jepte e merrja, fillova të mendoj për këtë gjë, tani për momentin jam fokusuar te muzika dhe nuk e kam në mendje, edhe pse sigurisht dua një familje të madhe me 3 a 4 fëmijë.

Orinda Huta
Te Amo
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama Plus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1