TEKSTESHQIP
Orli Zhubi - Mallëngjim
Orli Zhubi
Mallëngjim

Për kompozimin dhe për arranzhimin është kujdesur Afrim Macula, teksa autore e tekstit është Valerina Macula. Për ti dhënë gjithçkaje më shumë atmosferë, ky produkt artistik është përcjellë tek shikuesit i plotësuar tejet mirë edhe me një klip muzikor, për të cilin u kujdes Elona. Kjo premierë është publikuar online më 1 Dhjetor 2024 dhe duke filluar qysh nga dita e parë u prit në tërësi mirë.
Teksti :: Song Lyrics
MALLËNGJIM

I.
Nuk mund të besoj
ike pa m’thënë asnjë fjalë,
kurrë s’do të harroj
gjithë dashninë që ma ke falë.

Ti kur dole nga kjo shtëpi
nuk tregove që s’ke me u kthy
ti kur dole nga kjo shtëpi
pse s’tregove që kurr më s’ke me u kthy.

REF…
Kur shtrihem në shtrat
dhe ty s’të kam ngat
mbylli sytë e qaj me lot
vendi yt i zbrazët shpirtin po ma vranë
mbeta vetëm në dhomën tonë
Fryma jote sa më mungon
Ikja jote po më shkatërron.

II.
Vitet po kalojnë
jetën duhet me jetu
si kujtim ma le
plagën që kurr s’ka me u shëru.

Ti kur dole nga kjo shtëpi
nuk tregove që s’ke me u kthy
ti kur dole nga kjo shtëpi
pse s’tregove që kurr më s’ke me u kthy.

REF…
Kur shtrihem në shtrat
dhe ty s’të kam ngat
mbylli sytë e qaj me lot
vendi yt i zbrazët shpirtin po ma vranë
mbeta vetëm në dhomën tonë
Fryma jote sa më mungon
Ikja jote po më shkatërron.

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0