Padi Kundër Partisë Së Fortë Për Shkelje Të Të Drejtave Të Autorit
31-10-2013

Partia e Fortë mund të përballet me padi për shkelje të të drejtave të autorit. Kjo parti po përdor në fushatë këngën "Do të bëhemi milionerë", të kënduar shumë vite më parë nga këngëtarja Adelina Ismajli, kur ajo ishte fëmijë.
Si raporton KTV-ja, nuk është këngëtarja ajo që po e akuzon Partinë e Fortë, por është autori i tekstit, Sefedin Xhafolli ai që është shumë i indinjuar pse vepra e tij u përdor pa autorizim.
Partia e Fortë ka thënë se është befasuar nga reagimi i autorit, ngase nuk e kishte pritur një gjë të tillë.
Por, si u njoftua në emisionin Express, edhe pas takimit të autorit me përfaqësues të kësaj partie sot, nuk u arrit marrëveshje.
Këta të fundit thonë se nuk ekziston arsye për padi, ngase ata i kanë respektuar të drejtat që i cakton ligji për të drejtën e autorit.
Poezinë "Do të bëhemi milionerë" Xhafolli e kishte shkruar në vitin 1984, ndërsa këngëtarja Adelina Ismajli e kishte kënduar këngën në vitin 1988, në Akordet e Kosovës (natën për fëmijë), ku edhe u shpërblye me çmimin si kënga më e mirë me tekstin më të mirë.
Autor i kompozimit të kësaj kënge ishte Naim Krasniqi, i cili nuk e kundërshton Partinë e Fortë për huazimin e këngës në videospotin zgjedhor.

Partia E Fortë
Do Të Bëhemi Milionerë
[Teksti dhe Klipi]
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0