Perlat Sheqeri
Fshatari Dhe Gomari
Fshatari Dhe Gomari
Ashtu siç pritej, projekti muzikor erdhi i finalizuar i ilustruar në prizmin vizual edhe me anë të një videoklipi, video produksionin e të cilit e punoi Domi Production. Videoklipi u publikua me datë 17 Nëntor 2022. Për muzikën dhe për arranzhimin punoi Alfred Qemalja, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Lulash Ara.
Teksti :: Song Lyrics
Seç na ishte një fshatarë
Kishte mal e kishte arë
Dele e dhi, lopë e gomarë
E çdo punë i shkonte marë.
Për çdo ditë merrte gomarin
Ja vëndoste n'shpinë samarin
Merrte drutë e merrte barin
Në qytet bante pazarin.
Dalëngadalë u plak gomari
S'ishte ma sikur maspari
Tuj kullot rreth njaj bunari
Ku - ku mrën ka ra qyqari.
Ka fillu me u pallë gomari
Ja nigjon zanin fshatari
me vrap shkon ai te bunari
Thotë me nxjerrë nuk po kam qari.
Ketu regji
Ç'ka po ban ky tru bullarit
Po merr dhe rrotull bunarit
Përmi shpinë ja hedh gomarit
me e varros për z'gjallit.
Posht gomari tuj u pallë
Nalt i zoti tuj u tallë
S'po u beson syve në ballë
Sipër dheut gomari gjallë.
Prej bunarit jashtë ka dalë
Tuj tunë bishtin nepër shalë
Met i zoti krejt pa fjalë
S'ka gja rriskun si ta nalë.
Ka shumë njerëz në ket dynja
Harrojnë t'mirat si u ke ba
Interes kur nuk kan ma
Ta kthejnë shpinën, s'donë met pa.
Tash po du me i vu kapakun
Me ju thanë po kam marakun
Pastroni zëmren e gjakun
Tanëve Zoti na jep hakun.
Kishte mal e kishte arë
Dele e dhi, lopë e gomarë
E çdo punë i shkonte marë.
Për çdo ditë merrte gomarin
Ja vëndoste n'shpinë samarin
Merrte drutë e merrte barin
Në qytet bante pazarin.
Dalëngadalë u plak gomari
S'ishte ma sikur maspari
Tuj kullot rreth njaj bunari
Ku - ku mrën ka ra qyqari.
Ka fillu me u pallë gomari
Ja nigjon zanin fshatari
me vrap shkon ai te bunari
Thotë me nxjerrë nuk po kam qari.
Ketu regji
Ç'ka po ban ky tru bullarit
Po merr dhe rrotull bunarit
Përmi shpinë ja hedh gomarit
me e varros për z'gjallit.
Posht gomari tuj u pallë
Nalt i zoti tuj u tallë
S'po u beson syve në ballë
Sipër dheut gomari gjallë.
Prej bunarit jashtë ka dalë
Tuj tunë bishtin nepër shalë
Met i zoti krejt pa fjalë
S'ka gja rriskun si ta nalë.
Ka shumë njerëz në ket dynja
Harrojnë t'mirat si u ke ba
Interes kur nuk kan ma
Ta kthejnë shpinën, s'donë met pa.
Tash po du me i vu kapakun
Me ju thanë po kam marakun
Pastroni zëmren e gjakun
Tanëve Zoti na jep hakun.
- Publikimi: 17/11/2022
- Ora: 17:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
- Aktor: Roxh Dibrani
Komente 0