TEKSTESHQIP

Persa: Malli Per Skenen Shqiptare Me Solli Ne Top Fest

23-4-2012
Persa: Malli Per Skenen Shqiptare Me Solli Ne Top Fest
Persa Beqiri, nje emer i ri por shume premtues ne muziken shqiptare, eshte rikthyer perseri me nje kenge te re ne festivalin "Top Fest". Vajza shqiptare, e cila jeton prej vitesh ne Greqi se bashku me familjen e saj, per shkak te shkollimit vitin e kaluar kishte nderprere muziken. "Une vazhdoj te jetoj familjarisht ne Greqi, ku vazhdoj dhe shkollen per Mjekesi. Per shkak te shkolles, nga fillimi i vitit 2011 jam larguar nga tregu muzikor shqiptar, sepse vendosa vete qe t'i jap gjithe kujdesin tim shkolles dhe te bej pse jo nje pauze te vogel nga muzika", thekson Persa, e cila edhe perkunder vendimit te marre, nuk ka mundur te largohet nga keto aktivitete. "Nje dite me erdhi ideja per kengen 'Largohu', keshtu qe kontaktova me shokun tim Adriano Rama, i cili me beri muziken dhe i kerkova te me beje nje kenge sic e mendoja une dhe e shoqerova ate kenge me nje tekst qe e kam shkruar vete", tregon kengetarja e re, e cila pas perfundimit te kenges ka vendosur te konkurroje ne festival.

"Pasi kenga perfundoi, atehere vendosa qe kjo kenge do ishte e mire per te marre pjese ne "Top Fest", meqe eshte hera ime e pare qe shkoj ne kete festival. E verteta eshte qe me kishte marre shume malli per skenen shqiptare, keshtu qe mendoj se kenga ime "Largohu" eshte nje kenge cilesore dhe me shume ndjenja, nje kenge e punuar mire nga une dhe Adriano Rama. Shpresoj qe te pelqehet sa me shume nga publiku shqiptar", perfundon Persa.
(panorama plus)

Komente 0