TEKSTESHQIP
Petrit Çarkaxhiu - Ra Ni Fjollë N'synin Tem
Petrit Çarkaxhiu
Ra Ni Fjollë N'synin Tem

U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj produkti muzikor erdhi i finalizuar tek audienca i realizuar në aspektin vizual edhe me një videoklip, të cilin e krijoi Tanju Süleyman. Ky videoklip u publikua me datë 16 Mars 2022. Për melodinë dhe për tekstin u përkujdes vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Ra ni fjollë n’synin tem
M’erdhë si nuri shpirti jem
Zbardhi kodrat e mërzisë
Mjelli farën e dashnisë

Ku je konë që 1000 vjet?
Sërri zemrës oshtë ka t’pret
Si Mexhnuni për Lejlanë
I harroi krejt shka o konë

Se kisha ditë madhninë e Hakit
Çfarë hedije Ai m’çoi
N’gjoksin tond m’qeli sabahi
Frymën tande ta ndigjoj

VIDEOKLIPE

Komente 0