TEKSTESHQIP

Pirro Cako, E Dashura, 27 Vjet Më E Re

5-1-2013
Pirro Cako, E Dashura, 27 Vjet Më E Re
Pas më shumë se një viti që gazeta "Panorama" zbuloi lidhjen e kantautorit të njohur Pirro Çako me studenten 21-vjeçare nga Shkodra, të quajtur Sisi Ujka, vetë ajo e pohon: "Po, Pirro është zemra ime!" Edhe pse më parë Pirro dhe e dashura e tij u përpoqën të mos e bënin publike lidhjen e tyre, më shumë për faktin se janë supersticiozë, vendosën ta zyrtarizonin pak para ndërrimit të viteve. Shkak është bërë publikimi i albumit të tretë të Pirro Çakos me titullin "Ashensor" së bashku me një klip me të njëjtin titull, që vetë Sisi ka deklaruar se i dedikohet asaj.

Në vargjet e këngës të shkruara nga vetë Pirro, ai përshkruan ndjenjën që ka për këtë vajzë dhe si ndihet ndërsa thotë: "I verbuar kam ngritur duart, nuk do të ketë një tjetër më në jetën time…" Pas publikimit të këngës, Sisi duke postuar klipin "Ashensor" në profilin e saj në Facebook, i drejtohet Pirros me fjalët: "Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura, zemër!", duke njoftuar miqtë e saj se kënga e tij e fundit i dedikohet asaj, një dhuratë për lidhjen e tyre që e kanë kurorëzuar me bashkëjetesë në shtëpinë e Pirros në Tiranë. Prej shumë personave kjo lidhje mund të jetë parë me skepticizëm për diferencën e madhe në moshë mes tyre dhe faktit që Sisi nuk ka asnjë lidhje me artin, ndërsa është diplomuar për Shkenca Politike në Tiranë. Por për Sisin, këto janë thjesht paragjykime. Ajo vetë tashmë ndihet në qiellin e shtatë. Deklaratat e saj të dashurisë kishin filluar para nxjerrjes së klipit "Ashensor", që në datën 20 nëntor ku ajo postoi më Facebook tortën që i kishte përgatitur Pirros për 48-vjetorin e tij, që ishte një piano mbi të cilën shkruhej: "Pirro, edhe 100 vite plot lumturi për ty, zemra ime!" Ndërkohë që ajo vetë u ka pohuar mikeshave të saj se për realizimin e klipit të ri ajo është marrë me çdo detaj, duke bërë në një farë mënyre regjisoren e klipit. Ndërsa kur njoftoi fansat e tij për promovimin e albumit të ri me titull "Ashensor" në programin "E diela Shqiptare" në TV Klan, ajo dha një deklaratë të fortë për herë të parë, ndërsa i drejtohej Pirros: "Faleminderit që ekziston dhe që ma zbukuron çdo ditë, duke më dhuruar vetëm lumturi përkrah teje zemër!" Ata që nga momenti që janë lidhur, nuk janë ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri, madje edhe në koncertet ku Pirro ishte i ftuar. "Panorama Plus" botoi vitin e kaluar disa foto të çiftit në lokalin "Vertigo Bar" në Kërçovë të Maqedonisë, ku gjatë mbrëmjes kantautori ishte i shoqëruar nga e dashura e tij 21-vjeçare, Sisi, të cilën e ka prezantuar pikërisht ai vetë si të tillë. Duke iu referuar vargjeve të këngës, ku ai flet për një dashuri ku ka rënë kokë e këmbë brenda, duket se ka bërë plan për një martesë dhe, pse jo, një fëmijë, ashtu siç bëri dhe ish-bashkëshortja e tij Inva Mula, e cila tashmë është bërë nënë për herë të dytë e një vajze nga martesa me Et’hem Ramadanin. Kështu, jo pa qëllim, Sisi pikërisht më 1 janar 2012 ka postuar një foto domethënëse në profilin e saj në Facebook, duke pozuar bashkë me mbesën e saj të vogël pranë pemës së Krishtlindjeve, duke u shprehur mikeshave të saj dëshirën që për këtë vit të ri të ketë një bebe dhuratë nga i dashuri i saj, Pirro. Ndërkohë që për kantautorin, kjo do mund të jetë hera e dytë, pasi ai është babai i djalit 17-vjeçar Anthony, nga martesa me Invën.

Sisi: Kënga "Ashensor", dedikim pasionant për mua
Pirro: Para se të njihja Sisin, e kam humbur kohën kot

Edhe pse Pirro preferoi të mos fliste asnjë fjalë në media për këtë dedikim që i bëri të dashurës së tij, ka qenë Sisi ajo që nuk ka rezistuar dot pa e publikuar këtë fakt. "Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura zemër!" shkruan ajo duke iu referuar këngës që kishte publikuar në wall-in e saj në facebook. Duke shkëmbyer batuta me miqtë e saj në Facebook, të cilët i komentonin ngjashmërinë e saj me vajzën e re që Pirro kishte marrë në klip, Sisi përgjigjet: "Në fakt, unë ‘mësoja’ Pirron si të interpretonte në klip, se ajo e dinte vetë si modele që është. Më vjen shumë mirë që e keni pëlqyer, për mua ishte një dhuratë shumë e veçantë ky dedikim". Më tej, miqtë ia kthejnë që kënga është shumë e bukur dhe se ka qenë merita e saj që e ka frymëzuar Pirron kaq shumë, ndërsa i urojnë jetë të lumtur me të. Më poshtë, po botojmë vargjet e këngës "Ashensor", ku Pirro shpreh hapur që ka rënë kokë e këmbë brenda me Sisin duke i bërë dhe një premtim, ndërsa i thotë: "Nuk do të ketë një tjetër më në jetën time".

Anjushka, Inva dhe Sisi, tri femrat që Pirro u ka bërë këngë
Në fakt, është në stilin e tij që Pirro ta ndajë me publikun jetën private, nëpërmjet vargjeve të këngëve të tij. Është kjo një mënyrë për të ndarë me të tjerët emocione të vërteta, inspirime nga jeta e tij reale, që në fakt është shumë bukur për një artist që kërkon të prekë sa më shumë zemrat e publikut. Kështu ndodhi kur Pirro njohjen e tij në karaoke me Anjushkën e bëri këngë, ku tregonte për një histori që kishte nisur nga një flirt në pub. Më pas i erdhi radha Invës, së cilës i dedikoi dy këngë, atë më titull "Zemër e pakurdisur" kënduar nga Soni Malaj dhe "Sa e shite zemrën" interpretuar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Për t’i ardhur radha Sisit, ku vendos ta thotë hapur se është i verbuar nga dashuria për të. Gjatë këtyre viteve ai ka shkruar dhe vargje për veten, një lloj ditari artistik për jetën që ka bërë në Tiranë pas kthimit nga Parisi dhe ndarjes nga Inva.
Pirro Çako
Ashensor
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama)

Komente 0