Pirro Cako: Jetojmë Në Një Kohë Paradoksesh
20-4-2013

Duket se këngëtari i mirënjohur megjithëse është shumë i ngarkuar me punë, duke qenë edhe një nga anëtarët e jurisë së spektaklit "Gjeniu i vogël", ka bërë dje me anë të një statusi në Facebook, një vëzhgim duke theksuar se po jetojmë në një kohë plot paradokse. "Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme…!" - ka përfunduar këngëtari i cili të duket se ka hedhur temën për këngën e tij të radhë, por në të vërtetë i ka bërë të gjithë që të mendohemi më shumë për gjithçka që bëjmë.
(Koha Jone)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0