TEKSTESHQIP
Pllum Vatnikaj - Tropojan Emrin E Kem
Pllum Vatnikaj
Tropojan Emrin E Kem

Videoteka e hiteve zgjerohet, sepse projekti muzikor finalizohet para audiencës me profesionalizëm me videoklip, i cili u publikua më 19 Qershor 2021. Autor i melodisë dhe autor i orkestrimit është Alban Furtuna, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Ded Nosh Vatnikaj.
Teksti :: Song Lyrics
Moj Tropojë Lulja Malësisë
Ti je Djepi i Dardanisë
Me pij ujë në or të borës
Ku buron Lumi i Valbonës
Malet mbushur dushk e bar
Vend më të bukur kurrë s'ke parë
Ku bashkohen Djem e Çika
Me mbledh dredhëza e boronica

Jem krenar kudo që të jem
Tropojan emnin e kem
Vijmë nga Male shumë fisnike
Nga Tropoja jonë kreshnike

Jem krenar kudo që të jem
Tropojan emnin e kem
Vijmë nga Male shumë fisnike
Nga Tropoja jonë kreshnike

Në këtë vend ku m'ka lind Nana
Ku jam rritë me or e zana
Askush s'mujti me m'përça
Se çdo Kullë e kala
Bukë e krypë e zemër të bardhë
Gjithkush thotë, Mirë se ke ardhë
Nuk ju trembën kurrë armikut
Shpija e Zotit dhe e mikut

Jem krenar kudo që të jem
Tropojan emnin e kem
Vijmë nga Male shumë fisnike
Nga Tropoja jonë kreshnike

VIDEOKLIPE

Komente 0