TEKSTESHQIP
Poni - Lumi Im I Këngës (Vjosa)
Poni
Lumi Im I Këngës (Vjosa)

Siç është bërë traditë në showbizin shqiptar, ky produkt muzikor vjen në ekranet tona i kompletuar me shije edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua me datë 27 Korrik 2010. Për muzikën dhe për arranzhimin u kujdes Edi Balili, teksa autor i tekstit është Arben Duka.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Kur isha e vogël, shpesh më zinte gjumi
Nga një këngë e bukur, moj, që vinte nga lumi.
Mirë ishe, po kurrë s’ja mësova fjalët,
Se këndonin brigjet, moj, se këndonin valët.
E mirë ishe, po kurrë s’ja mësova fjalët,
Se këndonin brigjet, moj, se këndonin valët.

Refreni:
Vjosa, mori Vjosa,
Refreni një kënge, melodia saj, moj,
Si një ninullkë, këngë.
Vjosa, mori Vjosa,
Ti më le behar, kush jeton pas saj, moj,
Behet këngëtar.

Nga brigjet e lumit shkova në qytete,
Po Vjosen e mora në zemër me vete.
Lumi plot me këngë, si bijë më rriti,
Andaj nga ai lum, o moj, nuk më ndahet shpirti.
Lumi plot me këngë, si bijë më rriti,
Andaj nga ai lum, o moj, nuk më ndahet shpirti.

Refreni:
Vjosa, mori Vjosa,
Refreni një kënge, melodia saj, moj,
Si një ninullkë, këngë.
Vjosa, mori Vjosa,
Ti më le behar, kush jeton pas saj, moj,
Behet këngëtar.

Vjosa, mori Vjosa, o lumi i këngës,
Sa herë të kujtoj, o moj, më pështjell zemrën.
Vjosa, mori Vjosa, o lumi bekuar,
Se gjithë jetën ty, moj, s’kam për të harruar.

Kontribuan:
MJ
Komente 0