TEKSTESHQIP
Biografia
Ardonit Sllamniku eshte emri i vertete i Rascom aka Gor.Killah. Shkollen fillore e kreu ne Gjilan ne sh.f. "Musa Zajmi", shkollen e mesme, vitin e pare e kreu ne kolegj ne Ferizaj, pas disa problemeve, vitin e dyte kaloi ne Gjimnazin "Zenel Hajdini" ne Gjilan, ku dhe e perfundoi ate vit, vitin e tret perseri u kthye ne Kolegjin ne Ferizaj.

Kenga e pare ne vitin 1998-'99 me titull "Me Thuaj" i dha forc dhe vetebesim per te vazhduar me tutje. Si fillim A.S. ka qene ne grupin -G3- me DJ-KONT. Me kete grup e kaloi nje periudh te gjate deri ne vitin 2007.

Ne vitin 2007 u bashkangjit ne Grupin Double-G Army dhe e publikoi kengen "Per Her' t'Fundit". Me antaret e ketij grupi publikoi edhe shum kenge te tjera por, ne vitin 2008 vendosi qe te merret me muzik vete.

Më datë 25 Shtator 2008, Rascom publikon videoklipin "Bounce", në bashkëpunim me Overlord. Me këtë këngë, Rascom merr pjesë në Zhurma Show 2008 në vitin 2008.

Më datë 20 Shkurt 2010, Rascom publikon videoklipin "Ngom N'beat", në bashkëpunim me Overlord. Videoklipi u prodhua nga Biggy Image.

Më datë 21 Tetor 2010, Rascom publikon videoklipin "Per Repera". Videoklipi u prodhua nga Biggy Image.