TEKSTESHQIP
Redon Makashi - Ditari
Redon Makashi
Ditari
(Feat. Vullnet Ibraimi)

Teksti :: Song Lyrics
Unë nisa të mendoj,jetën të shfletoj
Me mall rininë e humbur,të kujtoj
Librat e fëmijërisë,vetëm po lexoj
Në ëndrra pa fund,mes tyre jetoj

Aty ndodhem unë,e gjithë kjo jetë
Më duket si në përrallat,një mijë e një netë
Jeta të lëkund,sido që të jetë
Prapë them është e bukur shumë

(Refreni,2 herë)
Dhe zemra ime copë-copë,u tret në gjoksin tim
Prandaj ju them,jetoni rininë
Sepse ajo njëherë vjen dhe vetëm një herë shkon
Në moshë të thyer,veç atë kujton

Unë nisa të mendoj,jetën të shfletoj
Me mall rininë e humbur,të kujtoj

Aty ndodhem unë,e gjithë kjo jetë
Më duket si në përrallat,një mijë e një netë
Jeta të lëkund,sido që të jetë
Prapë them është e bukur shumë

Refreni

Sa mall ka mbetur nga ajo kohë kujtoj me nostalgji
Mes lotësh prek ditarin tim
Thënia e famshme më vjen ndër mend
Të jesh,a të mos jesh
Ajo moshë me nuk vjen

Dhe zemra ime copë-copë,u tret
Prandaj ju them,jetoni rininë

Refreni,2 herë

Në moshë të thyer veç atë kujton (2 herë)

DËRGOI:
Komente 1