Redon Makashi & Mira Konci
Ç'ishte Ajo Ndjenje
Ç'ishte Ajo Ndjenje
Teksti :: Song Lyrics
Kjo rrugë më kujton diçka.
Ky vend heshtjen tonë seç mban.
Shokë të një klase ishim at'herë,
dhe nuk dinim jo ç'ish kjo heshtje
Gjithmonë, edhe unë mendoja,
për heshtjen që shumë na mundonte.
Shpesh unë veten pyesja:
Mos vallë rruga jonë,
heshtjen do të mbajë gjithmonë
REFRENI
Nuk e dinim, jo nuk dinim ç'ish kjo ndjenjë
që me heshtjen tonë, ajo pas ka mbetë.
Se ne ishim në një moshë,
që unë edhe ti jo s'e gjenim dot.
Shumë orë që atëherë kaluan.
Shumë vite që nuk di si shkuan.
Pyes veten prapë: Ç'ish vallë kjo ndjenjë
që dhe emrin ne nuk ia gjenim dot?
Të dy ne, emrin ia kërkuam.
Më kot, shumë ne u munduam.
Shoqëria, mbeti ajo midis nesh,
dhe heshtja veç heshtje mbeti.
Ky vend heshtjen tonë seç mban.
Shokë të një klase ishim at'herë,
dhe nuk dinim jo ç'ish kjo heshtje
Gjithmonë, edhe unë mendoja,
për heshtjen që shumë na mundonte.
Shpesh unë veten pyesja:
Mos vallë rruga jonë,
heshtjen do të mbajë gjithmonë
REFRENI
Nuk e dinim, jo nuk dinim ç'ish kjo ndjenjë
që me heshtjen tonë, ajo pas ka mbetë.
Se ne ishim në një moshë,
që unë edhe ti jo s'e gjenim dot.
Shumë orë që atëherë kaluan.
Shumë vite që nuk di si shkuan.
Pyes veten prapë: Ç'ish vallë kjo ndjenjë
që dhe emrin ne nuk ia gjenim dot?
Të dy ne, emrin ia kërkuam.
Më kot, shumë ne u munduam.
Shoqëria, mbeti ajo midis nesh,
dhe heshtja veç heshtje mbeti.
- Publikimi: 31/03/2013
- Ora: 12:36
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0