TEKSTESHQIP

Remzije Osmani
Erdha N'votër
Lyrics

Erdha kulla ime erdha sot
m'i ka falë liria dy pikë lot
lotë nuk paska veq hidhnimi
por paska dhe lotë gëzimi

hej hej,hej hej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ja rujtë nderin vatanit
bija trime Adem Jashari (2x)

II.
Erdha n'voter me ndezë zjarrin
rreth oborrit me korrë barin
nalt oxhaku të nxjerrë tymin
muri vjetër të heqë ndryshkun

hej hej,hej hej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ja rujtë nderin vatanit
bija trime Adem Jashari (2x)

III.
Erdha prapë në odën e braktisur
erdha nën çatinë strehë-grisur
të ndalë shi e t'ndalë tufane
te hyjë dielli nëpër xhame

hej hej,hej, hej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ja rujtë nderin vatanit
bija trime Adem Jashari (2x)

hej, hej, hej, hej, hej hej

DËRGOI: