TEKSTESHQIP
Remzije Osmani - Erdha N'votër
Remzije Osmani
Erdha N'votër

Muzikën dhe tekstin e krijoi Kolë Susaj.

Teksti :: Song Lyrics

Erdha kulla ime erdha sot,
m'i ka falë liria dy pikë lotë,
lotë nuk paska veq hidhnimi
por paska dhe lotë gëzimi

hej hej,hej, heeej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë,
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ia rujtë nderin vatanit
bija trime e Adem Jasharit (2x)

II.
Erdha n'voter me ndezë zjarrin,
rreth oborrit me korrë barin,
nalt oxhaku të nxjerrë tymin,
muri vjetër të heqë ndryshkun

hej hej,hej, heeej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ia rujtë nderin vatanit
bija trime e Adem Jasharit (2x)

III.
Erdha prapë në odën e braktisur,
erdha nën çatinë strehë-grisur,
të ndalë shi e t'ndalë tufane,
te hyjë dielli nëpër xhame

hej hej,hej, heeej

REF:
Ah kjo luftë, ah kjo botë
na ka ba zemrën ma t'fortë
me ia rujtë nderin vatanit
bija trime e Adem Jasharit (2x)

hej, hej, hej, hej, hej, hej

Kontribuan:
Komente 0