TEKSTESHQIP

Retrovizorja
Pak Gjume
Lyrics
(Feat. Elina Duni)

Endem tashmë, nëpër bishta cigaresh
të varur mbi tela melankolie.
Një natë e murrme, më kaloi sipër
e njëjtë si gjithë ato,
të tjerat.
Një krimb mendues
me ëndrra burleske vazhdoj të jem.
Dhe hidhen ëndrrat e mia
nga një qoshe në tjetrën.
Më mxjerrin gjuhën e tyre t’gërditshme
Si nata e ndyrë, që kaloi.

Pak gjumë, pak gjumë
O njeri.