TEKSTESHQIP

Rifat & Mehdi Berisha
Aga Imeri
Lyrics

Aga Ymeri ish martu. Vec 1 nat nejti me gru.
Ka ardh letra zani zi per me shku n'at t'zez ushtri..
Per me shku e mos me ardh, per me met nana pa djal
Per me met gjoku pa zot. Per me met o sarajet Shkret..

Lamtumir o Nan e Bab, lamtumir shok e kumar.
Lamtumir nuse i ka than, a don besen me ma dhan..
Un po t pres 9 dit e net, tu thaft goja cka po flet.
Se skam rrug un per 9 dit,po kam rrug une per 9 vjete.

Per 9 vjet un ty te pritsha, e fat vetit mos i qitsha.
Ather aga u nis me shku, vrap po shkon, e tym tuj çu.
Vet u nxu e Gjoku i Vram, n Bajrak agen e kan nxan.
Rri tuj hanger e tuj pi,kaiher kang o me cifteli.

E 9 vjet mor jan rrafshu, bija e krajlit tu e nigu.
Aga ymerit ju kujtu, si ka lan fjalen me gru.
Ciftelis mo nuk po i bjen, askush n sy mo nuk po i vjen...
Paska vet o cika e krajlit, cka ka Aga, o mor Ymer Aga..

Po dredh Aga e i ka than, 1 anderr t keqe kam pa mbram
Shpija kalb edhe rrxu, plaku dek edhe harru
Nana gjall po syt verbu, vasha dal o me u martu
Oj Princesh aga i ka than, rixha Krajlit more a smi ban?

Me m lshu krajli n'shpi te shkoj, mep 9 qese vet te lshoj..
Po 9 qese ku me i marr, qe 9 vjet jam rob i nxan
Po ta qes un ni dorzan, ta qes Zotin qe m ka dhan.
Se shkoj n shpi e kthehem prap, besen e zotit more po ta jap.

Cou ti Ag e Zgjidh Darin, per 3 dit ta kapsh Ulqin.
Shokt e Ages kan nis po kajn, ah mor Age na i paskan than.
Qysh na shkoj Ymeri sot..mos me kjani ju o shok
Se ne mrrifsha gjall ne shpi, gjall per gjall, o ktu kam me u kthye.

Besn e zotit ja u kam dhan,per 3 dit ktu kam me kan..
Aga ymeri e kqyr sahatin, i thot hanxhis shaloma huatin.
ja ka dhan ai turrin huatit, Per tri dit sja ka lan vrapit
Per 3 dit e per 3 net ka mrri aga o ne trull te vetee..

E kur shkon te i mriz e i kru..e gjen nanen tu vajtu.
Mir se t gjeta o mori hall, mirsevjen o more djal.
Kah po vjen o rob i nxan,un po vi prej t zezes spanj.
Ke nej fjal o per Aga Ymerin,?
E kan vra o Agen te mjerin.

Kam 3 jav qe vet e pava, vet e lava, e vet e kjava.
Lokja e shkret nis me vajtu, ah medet o bir per mu.
Amanet moj loke ti, cka n't fush qe duket zi.
Cjan kta krushq o i ka than nanes..Kta jan krushqit e Osman Takes.

Tkujen nuse jan tu e mar..t aga ymerit o i paska than
Ka asht rruga per me dal, hajde del ka ajo dardh.
Cohet aga e del Darin,menxi n rrug i zen krushqin.
Mirse u gjej krushqo u ka than, misevjen o ti rob i nxan.

Kah po vjen ti rob i nxan, prej te zezes qasaj Spanj.
Aga ymerin a e ke pa, besa Agen e kan vra.
Kam 3 jav qe po e kjajm, nji amanet mu ma ka lan.
Cop 3 fjal nuses mja than, me fol agen o e paskan lan..

Hajt ti fol o jabanxhi, rob i nxan a trim daji.
Aga nuses ju afrue, a je ken kun e martume.
E martume un jam kan, vec 1 nat me burr m kan lan, krajli rob thon e kan nxan, qe 9 vjet une prit e kam.

Amanet moj nuse re, me pa agen a e njeh?
Ku ta njoh une e shkrete coll ni Nat me to kom nejt.
M ka pas than e zeza nan,qe e ka nji shenj ne llane, ku e ka ngran Gjoku me dham..
Shpervjell llane e i tregon nishan e.

Zhdripi vasha prej kogjis.kcej e ra mbi te doris.
Hajdni krushq ju udha e mar, mka pru zoti n burr te par.
Osman Takes fal me shnet, e neroj zoti n gja t vet.
Boft kismet e me lind djal, ty te parin o te nxa kumar.
N koft kismet e me m lind cik, ty ma t parin te nxa mik..

Ka thirr krajli, t bijn e vet, Aga ymeri ku ka mbet.
Un me qef e lshova vet,per 3 dit e per 3 net.
Aga ymeri vjen apet.asht shqiptar o ne bes nuk m pret.

Krajli zi thrret Xhelatxhin,n kry te shkallve me pre t bijn.
Prit o bab per 2 sahat, ymer aga vjen me huat
Kur ata jan dal me pa, aman bija ba me qa.
Ymer aga i djal o i ri.,O turr e vrap aty ka mrri e..

Cika e krajlit po i del para, mirsevjen o ymer aga.
Mbajte fjalen qe ma dhe, se mu krajli ke tu m pre..
Ju deri a po nigoni, aga ymerin ta lironi.
Ta lironi me 9 shok, qenka burr edhe gjithmon kjoft.eee

U kthy aga n shpi te vet.
Rri me nuse edhe me nan t vet.

DËRGOI: