TEKSTESHQIP
Rifat Berisha & Mehdi Berisha - Artan Hasanaj
Rifat Berisha & Mehdi Berisha
Artan Hasanaj

Teksti :: Song Lyrics
Heeeeej
n’maje t’bjeshkës o n’at Malësi
nji za tmerr jam tue ni
nën nji lis o që kishte hije
jam tu e ni o nji këngë trimnije
kush asht burr o që don me vdek
për liri, për atdhe t’vet
ka ardh koha bre me lidh besë
oooooooo
gjashtë prej shtatëve deri n’shtatëdhjetë vjet ee

Heeeeej
e kanë thanë o burrat shumë herë
kroni i vjetër o kurr nuk shter
e kshtu shpija o e Zhel Hasanit
gjithmonë ishte o në sy t’dushmanit
asht tu i dhanë mor sot gjak vatanit
po jep gjakun o te Artonit
se pse n’front o ai paska met
oooooooo
trimi s’des more veç ndërron jetë ee

Heeeeej
po dëshmori more gjith jeton
nuk harrohesh o kurr, Arton
mira shtiza që majnë flamur
aty asht edhe gjaku i huj ee
po ai gjak o n’flamur fluturon
e shqiponjën o e gjallnon
e na ban o t’jem krenar
oooooooo
për ty o trim, për ty o ushtar ee

Heeeeej
i dhanë zemër o djalë shqiptare
kulla e vjetër kosovare
fjala e plakut në ball t’oxhakut
atdheut duhet me i dalë hakut
trimat s’kjahen o as s’vajtohen
për këtë jetë joo nuk harrohen
ja shtun fletët o historisë
oooooooo
zbardhet fytyra o gjithë shqiptarisë eee
por dëshmori oo gjith jeton
për ta kënga nuk pushon
nuk harrojmë o Arton Hasanaj
oooooooo
ty gjithmonë o do t’knohet kënga

DËRGOI:
Komente 0