Rifat & Mehdi Berisha
Aga Imeri
Aga Imeri
Teksti :: Song Lyrics
Aga Ymeri ish martu, veç ni nat nejti me gru,
Kan ardh letra zani zi per me shku n'at t'zez ushtri,
Per me shku e mos me ardh, per me met nana pa djal,
Per me met gjoku pa zot, per me met o sarajet shkret.
Lamtumir o Nan e Bab, lamtumirë shok e kumar
Lamtumir nuse i ka than, a don besen me ma dhan
Un po t’pres 9 dit e net, tu thaft goja çka po flet
Se skam rrug un per 9 dit, por kam rrug une per 9 vjete.
Per 9 vjet un ty te pritsha, e fat vetit mos i qitsha,
Ateher aga u nis me shku, vrap po shkon, e tym tuj çu,
Vet u nxu e gjoku i vram, n’bajrak agen e kan nxan,
Rri tuj hanger e tuj pi, kaiher kang o me çifteli.
E 9 vjet mor jan rrafshu, bija e krajlit tuj e nigu,
Aga Ymerit ju kujtu, si i ka lan fjalen me gru,
Çiftelis mo nuk po i bjen, askush n’sy mo nuk po i vjen,
Paska vet o çika e krajlit, çka ka aga, o mor i Ymer Agës
Po e dredh aga e i ka than, ni anderr t’keqe kam pa pram,
Shpija kalb edhe rrxu, plaku dek edhe harru,
Nana gjall po syt verbu, vasha u dal o me u martu,
Oj princesh aga i ka than, rigjeh krajlit more a smi ban?
Me m’lshu krajli n'shpi te shkoj, m’ep 9 qese vet te lshoj,
Une 9 qese ku me i marr, qe 9 vjet jam rob i nxan,
Po ta qes un ni dorzan, ta qes Zotin qe m’ka dhan,
Se shkoj n’shpi e kthehem prap, bes’n e zotit more po ta jap.
Çou ti agë e zgjidh dorin, per 3 dit ta kapsh Ulqin,
Shokt e ag’s kan nis po kajnë, ah mor agë na i paskan thane,
Si na shkoj Ymeri sot, mos me kjani ju o shok,
Se ne mrrifsha gjall në shpi, gjallë për gjallë, o ktu kam me u kthye.
Bes’n e zotit ja u kam dhan, per 3 dit ktu kam me kan,
Aga Ymeri e kqyr sahatin, i thot hanxhis shaloma atin,
Ja ka dhan ai turrin atit, per tri dit sja ka nal vrapin,
Per 3 dit e per 3 net, ka mrri aga o ne trull te vete.
E kur shkon te i mriz e i kru, e gjan nanen tuj vajtu,
Mir se t’gjeta o mori hall, mirsevjen o more djal,
Kah po vjen o rob i nxan, un po vi prej t’zezes Spanj,
Ke naj fjal per aga Ymerin?
E kan vra o agen te mjerin.
Ka 3 jav qe vet e pava, vet e lava, e vet e kjava,
Lokja e shkret nis me vajtu, oh medet o bir per mu,
Amanet moj loke ti, çka n'at fush qe duket zi?
Çjan kta krushq o i ka than nanes, kta jan krushqit e Osman t’ages
T'kujen nuse jan tu e marr, t’aga Ymerit o i paska than,
Ka asht rruga per me dal, hajt te del ka ajo dardh,
Çohet aga e “therr” dorin, menxi n’rrug i nxen krushqin,
Mirse u gjej krushqo u ka than, misevjen o ti rob i nxan.
Kah po vjen ti rob i nxan, prej te zezes qasaj Spanj,
Aga Ymerin a e ke pa, besa agen e kan vra,
Ka 3 jav qe po e kajm, nji amanet mue ma ka lan,
Coll 3 fjal nuses mja than, me fol agen o e paskan lan.
Hajt ti fol o jabanxhi, rob i nxan a trim daji,
Aga nuses ju afrue, a ke kjen kun e martume,
E martume un jam kan, vec 1 nat me burr m’kan lan,
Krajli rob thon e kan nxan, qe 9 vjet une prit e kam.
Amanet moj nuse re, me pa agen a e njeh?
Ku ta njoh une e shkret, coll ni nat me to kom nejt,
Mka pas than e zeza nan, e ka pas nji shenj ne llan,
Ku e ka ngran gjoku me dham
Shpervjel llane e i tregon nishane.
Zhdripi vasha prej kogjis, kcej e ra n’vithe t’doris
Hajtni krushq ju udha e mar, mka pru zoti n’burr te par
Osman t’ages fal me shnet, e neroj zoti n’gja t’vet
Koft kismet e me lind djal, ty ma t’parin o te nxa kumar.
N’koft kismet e me m’lind çik, ty ma t’parin te nxa mik,
Ka thirr krajli, t’bijn e vet, aga ymeri ku ka mbet?
Un me qef e lshova vet, per 3 dit e per 3 net,
Aga Ymeri vjen apet, a shqiptar, ne bes nuk m’pret.
Krajli zi thrret Xhelatxhin, n’kry te shkallve me pre t’bijn,
Prit o bab per 2 sahat, Ymer aga vjen me at,
Kur ata jan dal me pa, aman bija ba me qa,
Ymer aga i djal i ri, turr e vrap aty ka mrri.
Çika e krajlit po i del para, mirsevjen o Ymer aga,
Mbajte fjalen qe ma dhe, se mu krajli ke tu m’pre,
Ju deri a po nigoni, aga Ymerin ta lironi,
Ta lironi me 9 shok, kjenka burr edhe gjithmon kjoft.
U kthy aga n’shpi te vet,
Rri me nuse edhe me nan t’vet.
1.GJOKË - kalë i bardhë
2.SARAJ - Ndërtesë madhështore me shumë zbukurime, pallat. Sarajet e mbretit
3.RIGJEH ose RIGJAH – Lutje, kërkesë
4.QESE – Të holla, para
5.DORZAN – Dëshmitarë
6.DORI - Kalë me qime të kuqërreme
7.HANXHI - Ai që mbante një han, pronari i hanit.
8.MRIZ - Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia
9.JABANXHI - Njeri që ka ardhur nga një vend tjetër e nuk e njeh ende mirë vendin ku ka ardhur
10. COLL ose SOLL – Vetëm, veç
11.NISHAN - Njollë e vogël a kokërr me ngjyrë të errët në lëkurën e fytyrës ose të trupit
12.ZHDRIPI – Zbriti
13.XHELATI - Ai që zbaton dënimet me vdekje

DËRGOI:
Renditja
Top 200
- Publikimi: 31/12/2019
- Ora: 23:58
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0