TEKSTESHQIP
Riza Selimi - Dëshmorit Ismet Asllani
Riza Selimi
Dëshmorit Ismet Asllani

Për një sukses sa më të madh, projekti muzikor u bë i disponueshëm i plotësuar artistikisht edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua me datë 20 Tetor 2023. Këngën e kompozoi vetë artisti, tekstin e shkroi Milaim Islami, ndërsa arranzhimi u punua nga Hysni Klinaku.
Teksti :: Song Lyrics
Lufta fillin sa kish n’zan
mori dheun lajm i rand
Nata e errt qielli i vrant,
thone u vra nje komandant
Ai trimeris ja kish qit piken
Dinte gjitha z’dinte frigen
Por nje prit afer Lipjani
Thon u vra Ismet Asllani

REF.:
Hej more shka prite Gollakun
Per sherr tan i ke nxe gjakun
E ke prek aty ku s’tfal
I ke vra ma t’mirin djal
Hej nuk ka mali zogj e lisa
Sa ka luftra Prapashtica
Sa heroj qe i ke dhan
Meu ftoh pushken sjau kem lane
Se kshtu e kem traditen
Nderojm shoket kur na vroten
Edhe n’varr jau dim marakun
Rrafsh dhjet her jau nxerrim hakun

Shpi per shpi ne kto ane
Dora e ti gjithmon ka dhane
Gjithe prej ti i patem plot
Sofren buke e pushken barut
Flakadan hero Ismeti
Me dy vllezer vete i treti
Prej nje djepi tret jane dale
Liris jeten me ja fale

REF.:
Hej more shka prite Gollakun
Per sherr tan i ke nxe gjakun
E ke prek aty ku s’tfal
I ke vra ma t’mirin djal
Hej nuk ka mali zogj e lisa
Sa ka luftra Prapashtica
Sa heroj qe i ke dhan
Meu ftoh pushken sjau kem lane
Se kshtu e kem traditen
Nderojm shoket kur na vroten
Edhe n’varr jau dim marakun
Rrafsh dhjet her jau nxerrim hakun
Komente 0