A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Video Link

Top 200

Robert Aliaj Dragot - Ah Ku Me Hodhi Zoti


Choose star rating

Rating:  4.4 / Votes cast:  50

Fans' Comments

2 🔥🔥

01/10/2018

2018-10-01T00:00:00

Music & Arrangement:

Adrian Hila

Lyrics:

Petrit Ruka

Participating in

Kënga Magjike 2018


Ah ku me hodhi zoti syrgjysonur e katosur
Po vajtonj pa fund, pa shpresë, Mes Brukselit, mes Bë- Es,
Ku e lam' e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,
Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,
Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.
Ah ku me hodhi zoti

Se ç'e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,
Se ç'e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë,
Me reforma, me hashash Me drejtësi deledash,

Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit...
Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur,

As i gjall as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë,
Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri,

Ku kupton, qe je njeri, Ah ku me hodhi zoti.
Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,
Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere
Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,
Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota
Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal' e më bën trim,
Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,
pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Prane Lumbardhit larg prej dhunës
Ah ku me hodhi zoti.
Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,
brohoras me bes' e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes...
Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

Mes Brukselit ziliqar

O sa mire me ken shqiptar


Lyrics submited by Ino



e-Cards (2)

U krijua nga Kristi Stefa 2018-12-14 15:52:36
Mes Brukselit ziliqar
O sa mirë me ken shqiptar
2018-12-04 14:14:23
Çirrem, digjem i vrerosur
I penduar, çarmatosur
As i gjallë, as i varrosur
Pres një shenjë e pres një dritë
Që të kthehem pas një ditë
Në të ëmblën Shqipëri

Add an e-Card

Fullscreen






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019