TEKSTESHQIP

Robert Berisha
Ti M'ke Braktisur
Lyrics

A t'bjen ndër mend pranvera, puthjet plot pasion?
Edhe pse nga hera shpirti i kujton.
Sa shpejtë pas erdhi vjeshta dhe mbolli zymtësi!
Me dhimbje e kujtova se më ike ti.

Ti m'ke braktisur, mbaji kujtim puthjet e mia.
Në vend të dashurisë në mes nesh veç largësia.
Sa jam pendue, por tani është tepër vonë.
Dhe tuj lotue më bjen ndërmend dashnia jonë.

Se plagët e dashurisë koha i shëron,
po pikë në zemër mbeti kjo dashnia jonë.
Fajin e ka vjeshta që mbolli zymtësi.
Fajin kam dhe unë se më ike ti.

Ti m'ke braktisur, mbaji kujtim puthjet e mia.
Në vend të dashurisë në mes nesh veç largësia.
Sa jam pendue, por tani është tepër vonë.
Dhe tuj lotue më bjen ndërmend dashnia jonë.

DËRGOI: