Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Roderika Ukelli Fituese E “Vihuela Fest 2014”


Nuk ka akoma asnjë votë

[17-04-2014]
Ndërkaq, në këtë garë të këngës për fëmijë kanë marrë pjesë 22 këngë, ku të gjitha janë shpërblyer. Vendi i dytë dhe i tretë është ndarë për nga tre këngëtarë, kurse me çmime speciale janë shpërblyer edhe këngëtarët e tjerë, çmime këto të ndara me emër të poetëve, kompozitorëve dhe të institucioneve që e kanë mbështetë këtë festival

Roderika Ukelli triumfoi me “Gjyshi dhe gjyshja”, në festivalin mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “Vihuela Fest 2014”, festival ky i organizuar për herë të parë nga shkolla e kitarës “Vihuela”. Kënga fituese “Gjyshi dhe gjyshja”, me tekst të Aida Barakut dhe me kompozim dhe orkestrim të Armend Rexhepagiqi t doli të jetë fituese me vendim të jurisë në përbërje prej: Naim Gjoshi, kompozitor, Drinor Zymberi , kompozitor, Elbenita Kajtazi , solokëngëtare, Adem Imeri-, kompozitor, Sami Piraj , kritik i muzikës si dhe nga Mexhid Havolli, poet.
Roderika e emocionuar me fitoren e radhës u shpreh të jetë e lumtur për vlerësimin e dhënë.
“Falenderoj shumë të gjithë ata që punuan në këngën time por më së shumti falënderoj gjyshërit e mj që janë motivi im”, tha fituesja e vendit të parë të këtij festivali, Roderika Ukelli.
 (kultplus)

      Roderika Ukelli - Gjyshi Dhe Gjyshja [Teksti dhe Klipi]
Dergoi: DONAGASHI




Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet