>
BIOSHQIP

Këngë E Vallëzim Nën Ritmin E Super-Yllit Roderika Ukelli

17-12-2012
Fëmijë nga të gjitha anët kishin ardhur në koncertin e këngëtares për fëmijë

Fëmijë nga të gjitha anët kishin ardhur në koncertin e këngëtares për fëmijë

Për 15 minuta me radhë fëmijët e kanë brohoritur emrin e këngëtares Roderika, derisa ajo u shfaq në skenë. Më pas filluan këngët dhe vallet. Super-ylli i argëtoi të pranishmit, fëmijët dhe prindërit e tyre, doli në foto me shumë prej tyre

Qendra tregtare "City Park", e cila ishte mbushur me blerës të moshave të ndryshme, e stolisur me petkun e festave të fundvitit, të dielën e ka festuar ditëlindjen e 7-të me radhë. Në këtë festë kishin ardhur fëmijë të të gjitha moshave për ta ndjekur një koncert që organizohej për nder të shënimit të shtatë vjetorit të themelimit të kësaj qendre tregtare. Midis shumë ofertave dhe dhuratave në çdo dyqan të saj, për këtë festë hipermarketi “Happy City” me këndin e saj të zbukuruar kishte menduar t’i argëtojë edhe fëmijët, të cilët kishin ardhur nga shumë vende të Kosovës e më gjerë për ta dëgjuar këngëtaren e talentuar, super-yllin e këngëve për fëmijë, Roderika Ukellin.

Fëmijët kënaqeshin nën tingujt e muzikës

Për 15 minuta me radhë fëmijët kanë brohoritur emrin e këngëtares Roderika, derisa ajo u shfaq në skenë. Gjithçka filloi me tingujt e muzikës dhe ritmit, sapo ylli u paraqit me super-hitin e saj “Super star”, për të kaluar më pas te disa këngë të tjera, ku së bashku këndonin të gjithë fëmijët e pranishëm në këtë festë. Mirëpo, nuk ishin vetëm fëmijët ata që i këndonin këngët e Roderikës, pasi në mesin e tyre kishte edhe shumë prindër, të cilët, përveçse po i xhironin dhe fotografonin fëmijët e tyre me këngëtaren, ata edhe po i këndonin këngët e Roderikës. Ajo që na la përshtypje ishte qytetarja Shpresa Kajtazi, 38 vjeç, nga Peja, e cila kishte ardhur së bashku me vajzën e saj Erëzën, 5-vjeçare, e cila teksa po i këndonte këngët së bashku me fëmijët tjerë, tha se ndihet edhe ajo e lumtur duke i vështruar fëmijët që kënaqeshin me ritmin e muzikës. “Të jua them të drejtën, falë bijës sime Erëzës, unë të gjitha këngët e Roderikës i kam mësuar përmendsh. Ajo më detyron t’ia lëshoj të gjitha këngët një nga një, dhe çdo mëngjes në shtëpinë tonë jehon vetëm zëri i Roderikës”, u shpreh Kajtazi. Ajo ka treguar se vajza e saj kërkon çdo ditë nga ajo që t’ia lëshojë këngët e Roderikës, derisa tha se një ditë edhe vetë ishte gjendur duke i kënduar këngët e super-yllit. “Ndoshta është për të qeshur, por një ditë, derisa po gatuaja në kuzhinë, fillova ta këndoj këngën e Roderikës ‘Me biçikleta’ dhe të gjithë ia plasën të qeshurit. Bashkëshorti dhe vajza ime filluan të më ngacmonin se po ditkam t’i këndoj shumë bukur këngët e Roderikës, duke kërkuar nga unë që posa ta takojmë Roderikën t’i tregojmë asaj se jo vetëm fëmijët i dinë këngët e saj, por edhe nënat”, shprehet Kajtazi me buzë në gaz.

11-vjeçarja bën fotografi me idhullin e saj

Ndërsa Valmira Hetemi, 11-vjeçare, nga Kumanova, e cila kishte ardhur me nënën e saj, tha se kishte arritur enkas nga qytetit i saj i lindjes vetëm e vetëm për ta dëgjuar dhe për ta parë nga afër këngëtaren e saj të preferuar, Roderikën. “Jam shumë e lumtur që e pata rastin ta shoh nga afër Roderikën. Unë e kam parë atë vetëm nëpër emisione të ndryshme dhe e kam dëgjuar atë vetëm nëpërmjet radios, por asnjëherë nuk kam pasur rastin ta takoj Roderikën, si tani kaq pranë”, shprehej e gëzuar 11-vjeçarja, teksa bënte fotografi me idhullin e saj. Vajza nga Kumanova dëshiron që këngëtarja e talentuar Roderika ta vizitojë një ditë edhe vendlindjen e saj, në mënyrë që edhe fëmijët e asaj treve të kenë mundësi të bëjnë foto me të dhe t’i këndojnë së bashku këngët e saj. “Dëshira ime për Vitin e Ri është që Roderika ta vizitojë një ditë vendlindjen time dhe të bindet që edhe atje i ka fansat e saj, pasi shoqet e mia në Kumanovë i dinë përmendesh këngët e saj, madje shumë prej tyre edhe e mbajnë posterin e saj në dhomën e tyre”, shprehet e entuziazmuar Valmira.

E rrethuar nga fansat

Edhe Anis Millaku, 7 vjeç, nga Prishtina, thotë se është një adhurues i Roderikës dhe se i di të gjitha këngët e saj, duke e veçuar hitin “Eriku”, por megjithatë ka treguar se është pak sa i turpshëm për të dalë në foto me Roderikën. Ndërsa këngëtarja Roderika Ukelli, e cila jo vetëm që këndoi, por edhe kërceu gjatë gjithë kohës, sa i këndoi këngët e saj, për t’i dhënë kështu një ngjyrë edhe më festive ditëlindjes së 7 të “City Park”, u shpreh e lumtur që ishte e rrethuar nga fansat e saj, të cilët gjatë tërë kohës kishin kënduar bashkë me të këngët e saj. “Të ngjitesh në skenë dhe t’i shohësh fansat tu teksa e thërrasin emrin tënd, dhe t’i ndiesh ata duke kënduar të gjitha këngët, kjo është me të vërtetë diçka e mahnitshme, që vështirë shpjegohet me fjalë”, është shprehur Roderika, e cila përveçse ka uruar për ditëlindjen e 7 të “City Park”, ajo ka përcjellë edhe urimet më të përzemërta për të gjithë fëmijët e botës, kudo që janë. “Do të doja që viti që vjen të jetë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë fëmijët anembanë botës, kudo që janë, në mënyrë që të mbizotërojë paqja, hareja, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, t’ia shtrijmë dorën dhe të hyjmë të gjithë në valle, mes tingujve e këngës, pasi vetëm muzika është ajo që sjell buzëqeshje në zemrën e çdo fëmije”, ka përcjellë mesazhin e saj Roderika, e cila njëherësh gjatë gjithë kohës nuk ka hezituar të bëjë foto me të gjithë fëmijët, të cilët kishin ardhur për ta festuar ditëlindjen e “City Park”.

Muzika sjell buzëqeshje

“Do të doja që viti që vjen të jetë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë fëmijët anembanë botës, kudo që janë, në mënyrë që të mbizotërojë paqja, hareja, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, t’ia shtrijmë dorën dhe të hyjmë të gjithë në valle, mes tingujve e këngës, pasi vetëm muzika është ajo që sjell buzëqeshje në zemrën e çdo fëmije”, ka përcjellë mesazhin e saj, këngëtarja për fëmijë Roderika Ukelli.

Enkas nga Kumanova për Roderikën

Valmira Hetemi, 11-vjeçare, nga Kumanova, e cila kishte ardhur me nënën e saj, tha se kishte arritur enkas nga qytetit i saj i lindjes vetëm e vetëm për ta dëgjuar dhe për ta parë nga afër këngëtaren e saj të preferuar, Roderikën. “Jam shumë e lumtur që e pata rastin ta shoh nga afër Roderikën. Unë e kam parë atë vetëm nëpër emisione të ndryshme dhe e kam dëgjuar atë vetëm nëpërmjet radios, por asnjëherë nuk kam pasur rastin ta takoj Roderikën, si tani kaq pranë”, shprehej e gëzuar 11-vjeçarja, teksa bënte fotografi me idhullin e saj.

I mësoi përmendsh të gjitha këngët e super-yllit

“Të jua them të drejtën, falë bijës sime Erëzës, unë të gjitha këngët e Roderikës i kam mësuar përmendsh. Ajo më detyron t’ia lëshoj të gjitha këngët një nga një, dhe çdo mëngjes në shtëpinë tonë jehon vetëm zëri i Roderikës”, u shpreh Kajtazi.

1

adhurues i këngëtares për fëmijë Roderika Ukellit është edhe Anis Millaku, 7 vjeç, nga Prishtina, i cili thotë se i di të gjitha këngët e saj, duke e veçuar hitin “Eriku”. /D. BUNJAKU
(kosova-sot)

Këngë E Vallëzim Nën Ritmin E Super-Yllit Roderika Ukelli