Roderika Ukelli Shkëlqen Në Koncertin E çlirimit
11-6-2012
Për nder të 13 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, të hënën u mbajtën një varg aktivitetesh në nderim të kësaj date të shënuar në historinë tonë më të re. Në orët e mbrëmjes, në sheshin "Nëna Terezë", Qendra kulturore e këtij qyteti organizoi një koncert të pasur për fëmijë. Në këtë koncert morën pjesë shumë këngëtarë të vegjël, grupe vallëzimi si dhe shkolla e kitarës "Vihuela", të cilët interpretuan pika të ndryshme muzikore me kitarë. E para që këndoi në koncertin e çlirimit ishte këngëtarja e mirënjohur Roderika Ukelli, e cila e interpretoi këngën më të re "Eriku", me të cilën ka marrë dy çmime. Roderika sapo u ngjit në skenë e ngjalli atmosferën, duke treguar edhe njëherë talentin e saj. Mori shumë duartrokitje dhe kënga e saj bëri që të vallëzojnë të gjithë. E Roderika si gjithnjë në mënyrë të përkryer interpretoi këtë këngë të dashur për fëmijë. Po ashtu edhe shumë fëmijë të tjerë kënduan në këtë koncert të çlirimit, e më të gëzuarit ishin ata që kishin ardhur të shohin këngëtarët e tyre të preferuar. Monark Ismajli u shpreh shumë i lumtur që pa nga afër Roderikën, dhe tha se ky koncert është shumë i mirë, sepse i bën bashkë të gjithë fëmijët. Kurse Arlinda Gashi tha se është duke u kënaqur në këtë koncert, sepse është bërë për fëmijët dhe për këtë arsye i duket një koncert shumë i qëlluar në një datë të shënuar.
B. ZYBERI
B. ZYBERI
Roderika Ukelli
Eriku
[Teksti dhe Klipi]
(parajsa)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0