TEKSTESHQIP
Romina Aliaj & Kleandro Harrunaj - Llafin Të Kam Dhënë
Romina Aliaj & Kleandro Harrunaj
Llafin Të Kam Dhënë

Muzika dhe produksioni vjen si punim nga Genci Malaj, teksa kënga është përshtatur me vargje nga Ilirjan Grabovaj. Për tu parë dhe kuptuar më mirë, ky produkt muzikor është sjellë tanimë para audiencës i kompletuar këndshëm me videoklip, për produksionin e të cilit u bashkëpunua me Kejdi Malaj. Ky videoklip është transmetuar me datë 19 Nëntor 2025 dhe shumë shpejt interesimi ishte i madh.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Pse s'më erdhe atë natë?
Brodha malin poshtë e lartë.
Të shija syrin e zjartë.
Të puthja o buzet me mjalte
Te shija syrin e zjartë.
Të puthja o buzët e mjaltë.

O bandill o yll e dritë,
s'më la nëna atë ditë.
Më thosh mezi të kam rritë
me mbyti me porositë.
Më thosh mezi të kam rritë
Me mbyti me porosite

Refreni :
Lafin vajzë të kam thënë
Se do vij natën me hënë
Rreth henes te hedhim valle
Do shuajme zjarre dhe vullkane

Lëre nënë dhe babanë.
Sa t'i zër gjumi moj xhanë.
Dashurinë që për ty kam
ja të marr ja bëj hatane

O djalosh o sy fajkua
pritëm të lisi mbi krua
te ty e hodha sevdanë
do thaj det e oqeane

Thellez e barit me vesë
aman cme bere per vete
Edhe qingjat e kopese
Me than’ ç’pate qe u trete

Bilbil i malit me bore
O ylli qe hap sabane
Kam 3 dit’ qe se degjoje
Culen qe me sheron xhane

Bej ta ve culen mbi buze
Me dridhen te zezat duar
Ti ja merr kenges mbi gure
Une ngrysem i perveluar

Bilbilat varen nga mali
Dhe ulen perpara porte
Ilacin qe do cobani
Me thone eshte fjala jote

Dergoma te vetmen fjale
E te digjem si qiriu
Buzen qe me digjet vale
Nuk ma freskon as veriu

Bilbil vur culen mbi buze
Ben dhe gurin te kendoje
Tja degjoj kengen dhe une
Plaga-plagen ta sheroje!

Kontribuan:
Romina Aliaj
Komente 0