>
BIOSHQIP

“Amini” I Ronelës Dhe Lidhja Me Young Zerkën

18-04-2016
Ronela Hajati ka publikuar videoklipin më të ri të këngës që mban titullin “Amini”. Për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge është kujdesur DeVox. Ndërsa vet këngëtarja e ka shkruar tekstin, sie dhe e ka bërë melodinë. Ana vizuale i është besuar produksionit Pro…Video.



Prej kohësh flitet për një lidhje dashurie mes këngëtares Ronela Hajati dhe këngëtarit të muzikës rege, Young Zerka. Ndonëse të dy personazhet e kanë mohuar një lidhje, mediat në Shqipëri raportojnë se çifti ka vendosur të ndajnë të njëjtën çati duke marrë një apartament me qira në Tiranë.



Ne klipin e saj më të fundit me titullin “Amini”, Ronela Hajati vjen mjaft provokuese, jo vetëm me format fizike por edhe me lëvizjet e saj. Gjithashtu duket se kënga është duke ecur mjaft mirë për shkak të komenteve dhe klikimeve që ka marrë deri tani.
(Express)

“Amini” I Ronelës Dhe Lidhja Me Young Zerkën