TEKSTESHQIP

Reagon Ronela: Klipi Im Nuk Ka Të Bëjë Me Isis-In

22-11-2015
Reagon Ronela: Klipi Im Nuk Ka Të Bëjë Me Isis-In
Xhirimet e videoklipit më të ri të Ronela Hajatit kanë shkaktuar shumë polemika & debate në rrjetet sociale. Para 2 ditësh qarkullonte në internet një foto ku shiheshin disa persona të veshur me sixhade të zeza kipur mbi një makinë duke udhëtuar.

Skena e tillë ngjante me një nga ato të ngjarjeve të shkaktuara nga ISIS nëpër vende të ndryshme të Europës, madje shumë nga fytyrat tona publike, faqet satirike por ehde politikanët tanë e kanë shpërndarë foton në rrjetet e tyre sociale duke shprehur shqetësimin e tyre.

Por e gjithë kjo zhurmë është shkaktuar vetëm për një videoklip të Ronela Hajatiti, i cili po xhirohej nën një regji të tillë, ku disa persona(aktorë) janë veshur me të zeza dhe kanë xhiruar.
Por më pas gjithë kësaj situate "alarmane" ka reaguar edhe vetë këngëtarja e cila ka dashur t'ju kërkoi falje fillimisht të gjithë udhëtarëve të cilëve iu ka shkaktuar shqetësime por edhe për t'ju bërë të ditur që videoklipi i saj i ri nuk ka të bëjë me ISIS.

"Në u veshçin ata tipat si Aladini dhe Ali Baba. Nuk di… Relaks njerëz! Është thjesht një video! Bëni dashuri jo luftë!", ka shkruar këngëtarja në Instagram.

"Mos krijoni drama kot… I kërkoj ndjese çdo njeriu që mund të jetë frikësuar nga keqinterpretimet e mediave. Është një këngë e re që ende nuk është publikuar me motive orienti ndaj i jemi përshtatur. S’e kuptoj si mund të keqkuptoni një realizim simulativ që jam e bindur që kur të publikohet do të qartësohen shumë gjëra që s’kanë as lidhjen më të vogël me të keqen!", ka përfunduar Ronela.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0