TEKSTESHQIP

Klip Me Uniformat E Isis, Policia Padit Këngëtaren Ronela Hajati

23-11-2015
Klip Me Uniformat E Isis, Policia Padit Këngëtaren Ronela Hajati
Është bërë temë e mediave së fundmi xhirimet e videoklipit më të ri të këngëtares Ronela Hajati, ku disa aktorë janë veshur me kostume të zeza sikur pjestarë të ISIS dhe kanë xhiruar hipur mbi një automjet duke lëvizur nëpër rrugët jasht Tiranës dhe duke frikësuar të gjithë autorët.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën Panorama, këngëtarja tregon idenë e saj për xhirimin e një klipi me veshje të tilla, i parashikuar prej disa muajsh në axhendën e saj.

Por mesa duket këto arsyetime nuk kanë mjaftuar që ta bindin Policinë e Tiranës e cila ka nisur procedim penal ndaj saj dhe materialet në ngarkim të këngëtares kanë kaluar në Prokurori për "prishjen e qetësisë publike" dhe "pengim në qarkullim".

Ndërsa mësohet se këngëtarja një ditë më parë iu kishte kërkuar falje të gjithë atyre që iu ka krijuar shqetësime përmes një mbishkrimi në Instagram.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojë rrjedhoja e gjithë kësaj situate mjaft alarmante të krijuar së fundmi në Shqipëri.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0