TEKSTESHQIP
Rosela Gjylbegu - Sikur Te Isha Ti
Rosela Gjylbegu
Sikur Te Isha Ti

Autor i melodisë dhe arranzhues i muzikës rezulton të jetë Darko Dimitrov, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Big Basta.
Teksti :: Song Lyrics
Në rrugë është një vajzë
ecën edhe qan
njerëzit nuk afrohen as për ta parë
veç ajo e di sa dhimbje ndjen në atë çast
e harruar nga të tjerët vetëm mënjanë

E njihja më parë
s'kishte shume fjalë
femra më e bukur, dukej pa faj
dhe tani do që ta ndihmojnë se forcë më nuk ka
sepse zgjodhi ta dëgjonte zemrën e saj

Sikur për vetëm një sekond
dua ta dëgjoj, sepse kam nevojë ta di
ndoshta dhe dorën t'ia shtrëngoj,
në rrugën që kalon,
s'po gjen jo shpëtim

Refreni:
Sikur do mund të isha TI
që të të ktheja pak besim
sepse ke një qëllim, të jetosh
dhe quhet dashuri

Çdo gjë filloi që
një vit më parë
une e shihja shpesh me dikë në krahë
që të thuash ish e lumtur per të, është pak
se ajo e donte dhe do bënte gjithçka

Tani është vonë,
të lumtur s'janë
ai nuk e sheh më si të veçantë
sepse nuk e meritonte, të gjithë e thanë
edhe zgjodhi ta lëndonte, dhe ta nxjerr jashtë

Sikur për vetëm një sekond
dua ta degjoj, sepse kam nevojë ta di
ndoshta dhe doren t'ia shtrëngoj,
në rrugën që kalon,
s'po gjen jo shpëtim

Refreni:
Sikur do mund të isha TI
që të të ktheja pak besim
sepse ke një qëllim, të jetosh
dhe quhet dashuri

Ajo nuk thotë, ka nevojë për ty
po kërkon veten n'errësirë
i fshiu lotët e saj në sy
edhe u nis që të gjejë këtë fjalë
o-o o-o të dua
sa e vështirë, është të të duan
o-o o-o të dua
sepse veç kjo fjalë ne na jep forcë
(o-o o-o)
vetëm ti e di, jetës jepi një kuptim
që asnjëherë jo mos të ndodhë,
kjo që po kalon, këto ditë

(ke gjithmonë një shans të dytë)

Sikur për vetëm një sekond
dua ta dëgjoj, sepse kam nevojë ta di
ndoshta dhe dorën t'ia-a-a shtrëngo-o-o-o-oj,
në rrugën që kalon, s'po gjen jo shpëtim

Refreni:
Sikur do mund të isha TI
që të të ktheja pak besim
sepse ke një qëllim,
të je-e-e-to-o-o-o-o-o-osh
për dashuri

DËRGOI:
Komente 0