>
BIOSHQIP

Rovena Dilo: “Do Marr Pjesë Në Kënga Magjike“

19-08-2014
Zëri dhe muzika që ajo ka sjellë në dy dekada në festivalet shqiptare e kanë identifikuar! Bëhet fjalë për këngëtaren Rovena Dilo, e cila në një rrëfim për “Shqiptarja.Com” tregon detajet e këngës së saj më të fundit “JO”, pasionin e saj për muzikën, bashkëpunëtorët, por edhe vargjet që ajo dokumenton në letër herë pas herë. “Nuk jam besnike e teksteve të mia, unë shkruaj poezi më kollaj se të shkruaj vargje për këngë”, flet Rovena për pasionin e saj për penën, por edhe këngë të cilën nuk e shikon dot larg vetes. Dy dekada më parë ashtu siç ishte ajo vajza rock girl, madje ashtu me një shpirt sportiv Rovena na tregon se nuk ka ndryshuar, madje as karakterin e fortë që ajo ka. Në këtë intervistë, nuk largohemi pa marrë vesh dhe të vërtetën mbi pronën që ajo tashmë menaxhon në mes të Bllokut, ku thotë se është një pronë e trashëguar nga gjaku dhe ligji dhe askush nuk mund ta shkel sikur mos të kishte ekzistuar asnjëherë.Si po i kaloni këto ditë të nxheta gushti?Në fakt, sapo u ktheva nga një pushim i shkurtër, 5 ditë në Kavalle të Greqisë. Zakonisht shkoj çdo verë në këtë qytet ku kam një shtëpi të familjes dhe gjithmonë zgjedh të rri për një kohë relativisht të shkurtër. Pra, vapa s’më ka kapur ende! “JO” është kënga më e re e cila iu ka rikthyer sërish në muzikë. Ku emra të njohur të ekranit dhe muzikës janë bërë pjesë e këtij klipi. Si arritët ti bindnit?E thjeshtë fare! Bëhu njeri i ekranit dhe miqtë do t’i kesh njerëz të ekranit(qesh). Dhe pastaj nuk do ta kesh kaq të vështirë për t’i bindur, pasi puna juaj e përbashkët do të jetë të shfaqeni në ekran. Pak a shumë kështu ka funksionuar dhe në rastin tim. Miqtë e mi janë njerëz të famshëm urraa,(qesh). Kujt nuk i thotë ‘Jo’ Rovena?Rovena thotë shpesh ‘JO’, përndryshe s’do të thoshte dot as ‘Po’. E rëndësishme në jetë është të dish kur duhet të thuash Jo dhe kur Po... ndryshe këto fjalë në dukje të vogla, sjellin komplikacione të mëdha. Ka një dedikim ky klip?Nuk ka një dedikim të shkruar, por tani që po e mendoj pse të mos ja dedikoj miqëve të mirë dhe ditëve të bukura të jetës. Mendoj që do të ishte me vend. Ekzistojnë miqësi kaq të forta mes kolegëve, ku në të njëtën kohë jeni edhe konkurrente në treg?Duhet të jesh budalla që për hirë të konkurrencës të mbetesh pa miq, pra të zgjedhësh o njërën, o tjetrën. Karriera artistike e këngës është vërtet individuale, por komuniteti i artistëve është i madh dhe ne jemi me fat që bëjmë pjesë aty dhe kemi mundësi të zgjedhim ata që na përshtaten dhe që na pëlqejnë më shumë. Nuk është e thënë që të takohesh përditë me secilën, por kur takohemi ama kënaqemi vërtetë. Çfarë vlerëson më shumë tek një mik ose mikeshë?Vlerësoj mirëkuptimin, durimin për ta pritur tjetrin në tërësinë e miqësisë, gëzimin e të qenurit bashkë, thjeshtësinë e miqësisë dhe sinqeritetin e të dy palëve. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë keni zgjedhur dy protagonistë mjaftë interesantë për të sjellë këtë bashkëpunim, ku teksti i është besuar Aida Barakut dhe kënga Armend Rxhepagiqit. Si lindi ky bashkëpunim?Në fakt, dikush do vërente se unë po punoj pak si shpesh me çifin Baraku-Rexhepagiqi, por është një zgjedhje e vetëdijshme dhe e menduar. Bashkëpunimet e mia lindin si rezultat i shijeve të njëjta, simpatisë dhe bashkëbisedimit, kështu ka lindur edhe kënga e fundit. Nga ata çka dimë, jeni besnike e teksteve tuaja, pse këtë herë zgjodhët të tjerë artistë për të bashkëpunuar?Jo,jo nuk jam besnike e teksteve të mia, unë shkruaj poezi më kollaj se të shkruaj vargje për këngë. Është një proces që për dikë që shikon nga jashtë, ngjan por në fakt është shumë i ndryshëm. Prandaj, e them me bindje që rrethanat më kanë detyruar ndonjëherë të shkruaj për këngët e mia. Më pëlqen shumë të këndoj vargje të dikujt tjetër, mjafton të më bindin. Fustani i bardhë ka ndonjë mesazh të veçantë, do ta shikojmë Rovenën me fustan nusërie...?Mua fustani i bardhë nuk më ka impresionuar e as magjepsur ndonjëherë aq shumë saç arrinte ta bënte një këngë e jashtëzakonshme. Siç duket, unë kam qenë më tepër një rock girl sesa një romantik girl.. Kjo kam qenë unë dhe ndoshta kjo vazhdoj të jem. Keni qenë në qendër të vëmendjes së medias vetëm për risitë në muzikë, nuk keni lejuar kurrë të depërtojnë në jetën tuaj private. Pse jeni kaq hermetike, zgjedhje kjo e kahershme e juaja?Por, në fakt a s’janë këngët tona një pjesë e rëndësishme dhe shumë e bukur e vetes sonë? Atëhere, ato janë private sepse pasqyrojnë pjesë të shpirtit. Të tregosh jetën private ashtu siç nënkuptohet rëndomtë, nuk do të thotë për mua të tregosh pjesë të bukura dhe të rëndësishme të jetës tënde, por të rëndomta dhe pa vlerë. Si është Rovi e dashuruar?E lumtur, plot energji, e motivuar dhe e buzëqeshur... Daljet tuaja janë shumë ‘chik’, si arrini të jeni në top formë, ndiqni këshilla të veçanta?(Qesh) Në fakt, i bindem kënaqësive të vogla të jetës dhe atyre më të papërfillshmeve... Përveç trupit, mundohem të ushqej mirë edhe shpirtin edhe mendjen. Receta të shkëlqyera këto!. Thjeshtësia duket se është arma më e formë e Rovenës, keni menduar të bëni ndonjë ndërhyrje kirurgjikale apo jeni kundra tyre?Do thosha më mirë, mua më pëlqen të jem natyrale, jam akoma e re për ndërhyrje kirurgjikale. Lavdi Zotit, më ka pëlqyer gjithmonë ajo çka më ka dhënë natyra, ndaj s’jam detyruar të ndërhyj në pamjen time për të riparuar tipare që s’më pëlqejnë.. Derisa të vij koha për të tërhequr lëkurën kushedi çdo jetë shpikur, ndoshta ai porcioni magjik i rinisë së përjetshme... Por, ashtu siç këndon Freddy Mercury me zërin e tij të paarritshëm “Who wont to liveforever”, ashtu dhe unë mendoj që rinia nuk është e përjetshme, por vetë jeta është e bukur. Nëse më lejon të pyes në lidhje për konfliktin që pate me mbylljen e lokalit. Si qëndron e vërteta?E vërteta qëndron kështu! Unë kam ngritur një biznes në tokën e gjyshit tim Dr.Naim Vretos, i cili nuk jeton më. Ky aktivitet i imi mbi këtë pronë të nënës time dhe motrave e vëllezërve të saj do të mbyllet vetëm kur familja ime ta zhvillojë këtë tokë me vullnetin e saj të trashëguar nga ligji dhe gjaku. Askush tjetër, kushdo qoftë ai, nuk i shkel dot ligjet e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve që së shpejti do të hyjnë në familjen europiane. Askush tjetër nëpërmjet prapaskenash qesharake nuk e tjetërson dot këtë fakt. Pas pushimeve, cilat janë projektet në vazhdim?Po kam disa plane, Kënga Magjike, ndoshta Festivali Kombëtar sepse një këngë më pret me qëllim pjesëmarrjen aty, ndoshta një këngë tjetër... disa(qesh).
(i.n/shqiptarja)

Rovena Dilo: “Do Marr Pjesë Në Kënga Magjike“