TEKSTESHQIP
Sardi - Kjo Nuk Eshte Kenge Dashurie
Sardi
Kjo Nuk Eshte Kenge Dashurie
(Feat. Killua)

Autor i muzikës është Sardi Strugaj, tekstin e përgatitën Sardi Strugaj & Killua, ndërsa për produksionin audio u përkujdesën Arnon & Eugen Herri. Dilemës klip po, apo klip jo, i është dhënë një përgjigje, pasi produkti artistik në fjalë vjen i finalizuar dhe tek një audiencë e gjerë i ilustruar me mjaft shije me anë të një videoklipi, produksioni i të cilit u krijua nga Medialab. Kjo premierë erdhi në platformat online me datë 12 Shkurt 2025 dhe filloi të komentohej direkt pas publikimit.
Teksti :: Song Lyrics
Ref.
Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

Strofë.
Je kán aty edhe kur n’ver un’ kam pas t’ftoht
Je kán edhe kur komplimentat s’më kan ngroh
Je kán edhe kur mendjen se kam pas
Je kán dhe kur s’të kam dásht

E di që duket ndoshta pak klishé
Por faleminderit ti që nuk më le
E sa her un’ kryt se kam nga ti
Disa fjalë të tuat m’vijn

Ref.
Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

Strofë Killua.
Un’ i qet e ti dallgë
Unë fmi e ti përrall
Un’ anije ti far
Unë sdi por ti fal

Se ti je zgjidhje unë problem
Ti je gjithçka kur nuk kam sen
Ma zgát ti dorën kur se pres
Ti je ninull’ që me tá flej

Para Ref.
Kur urrejtja m’ka pushtu
Pásh dáshni n’syt e tu
Ti je forcë që s’ndalet
Mundet malet me i lujtë
Fjalët i ke si plumba
Po veç dritë ti ke gjujt
Kjo s’ësht káng dáshnie
Po për të un jam tu shkrujt

Ref.
Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

Kjo nuk është këngë dashurie
Nga ato që ti mendon
Por të bán me kájt
Të bán me kesh
Për ata që ti ke dásht

VIDEOKLIPE

Komente 0